Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Mustafa nuk ka thënë se është kundër bashkimit kombëtar

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “albasky.com” ka publikuar një artikull me titull “E FUNDIT/ Isa Mustafa kundër bashkimit kombëtar me Shqiperinë?! Ja fjalët e tij”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Gjithashtu, lajmi është i vjetër, i cili është publikuar në “GazetaExpress.com” me datë 20 nëntor 2021.

Në përmbajtje të artikullit gjendet deklarata e ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili atëkohë kishte reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit në një intervistë me zë për revistën online “Monocle” kishte thënë se do të votonte pro nëse do të prezantohej një referendum demokratik për bashkim me Shqipërinë.

Mustafa për këtë deklaratë të Kurtit kishte thënë se:

“Nuk ia shoh për të madhe z. Kurti as deklaratën e sotme, sepse ai ka ditur ti manipulojë masat; që ka qenë qëllim i tij për të ardhur në pushtet. Ai nuk ka qenë aq i pamend që mos ta di se çfarë mundet e çfarë jo kur të vijë në pushtet. Besimtarëve të tij iu mbete të ngushëllohen me iluzionet e tyre dhe të pajtohen me mashtrimin”.

Pra, nuk është i vërtetë pretendimi se Isa Mustafa është kundër bashkimit kombëtar, siç thuhet rrejshëm në titullin e artikullit të publikuar në “Albasky.com”.


Vegëza e artikullit të publikuar në Albasky.com:

https://albasky.com/e-fundit-isa-mustafa-kunder-bashkimit-kombetar-me-shqiperine-ja-fjalet-e-tij/?fbclid=IwAR2JdfK6j9ea8dGk_D8zUqPMTy8ATvkVKNIitK4nOjltRGucgzl7rxHCKyY

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale (20 nëntor 2021) nga portali “Gazetaexpress.com”. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “albasky.com” ka publikuar një deklaratë të vjetër të ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili kishte reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, kur ky i fundit kishte thënë se do të votonte pro nëse do të prezantohej një referendum demokratik për bashkim me Shqipërinë.

Por, ky portal i dyshimtë, këtij artikulli i ka vënë titull të rremë, si dhe ka pretenduar ta paraqesë atë si aktual.

Nga analiza e kontrollit të fakteve, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere