Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Publikon foto të autostradës “Arbër Xhaferi” duke pretenduar se gjendet në Filipine

HIBRID

Në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter, janë shpërndarë shumë disa fotografi të disa autostradave, ku thuhet se janë në Filipine, por realisht ato foto janë të autostradës në Kosovë  “Arbën Xhaferi”, dhe një tjetër në Japoni.

Sipas një kontrolli të fakteve nga agjencia “Agence France-Presse” (AFP), vërtetohet se pamjet të cilat janë shpërndarë në rrjete sociale si fotografi të autostradave në Filipine, janë shkrepur në autostradën “Arbën Xhaferi”, që lidh Prishtinën me Shkupin, ndërsa tjetra autostradë gjendet në Japoni, shkruan GazetaExpress.

Në një nga postimet e shpërndara në rrjete sociale shkruan: Ëoë. Ja ku është. S’ka më trafik të ngarkuar. Rruga nga qyteti Naga në qytetin Danao. Ndërsa pas hulumtimit të AFP-së, thuhet se me kërkim në Google, është gjetur se fotografitë janë të publikuara në qershor të vitit 2019 në Kosovë nga faqja “Eksploro Kosovën me Bujar Gashin”.

Fotografitë nga autostrada “Arbën Xhaferi” janë në autorësi të fotografit kosovar, Bujar Gashi.


Vegëza e artikullit të publikuar në Gazetaexpress:

Publicitet ndërkombëtar për autostradën “Arbën Xhaferi”, mendojnë se ndodhet në Filipine


Analizë:

Fotografitë e publikuar në këtë postim nuk paraqesin vendet e pretenduar në përmbajtje. Ky tekst kategorizohet si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Përmbajtje e pa verifikuar – Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere