Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Nuk dëshmohet pretendimi se Bill Gates ka thënë që “të paktën 3 miliardë njerëz duhet të vdesin”

HIBRID

Një video e parë mijëra herë në rrjetet sociale, paraqet një citat të Bill Gates për gjoja “sterilizimin dhe kontrollit të popullsisë”. Klipi tregon një person duke thënë: “Sipas fjalëve të Bill Gates, të paktën 3 miliardë njerëz kanë nevojë të vdesin”. Mirëpo Reuters nuk ka gjetur prova që Gates të ketë bërë një deklaratë të tillë.

Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, përmes email-it kanë konfirmuan për Reuters se ky pretendim i bërë në këtë video, është i rremë.

Kjo video ishte postuar më 25 janar në Instagram dhe ishte parë më shumë se 500 mijë herë, për vetëm 3 ditë. E njëjta video u shpërnda edhe në TikTok, Facebook dhe Youtube.

Në videon virale nuk është paraqitur fare Bill Gates, por një person i identifikuar si “Dr. Robert O. Young” i cili pretendohet se po e citon Gates gjatë një paneli të titulluar si “Tribunali Ndërkombëtar për Drejtësi Natyrore”, një grup që ka përhapur teori konspirative në lidhje me pandeminë COVID-19, sqarohet në raportet e mediave.

Në videon e cila po qarkullon nëpër media, Young thotë: “Me qëllimin e sterilizimit dhe kontrollit të popullsisë, ka shumë njerëz në planet që duhet t’i heqim qafe. Sipas fjalëve të Bill Gates, të paktën tre miliardë njerëz kanë nevojë të vdesin”.  https://www.youtube.com/watch?t=5583&v=gKjnEz5s37o&feature=youtu.be

Reuters nuk ka gjetur prova se Gates të ketë bërë ndonjë deklaratë të ngjashme. Një kërkim në Google rreth këtij pretendimi, nxori artikuj të kontrollit të fakteve që zbërthejnë këtë pretendim dhe artikuj që adresojnë se si Gates ka qenë një objektiv i dezinformimit gjatë pandemisë COVID-19.

(Artikulli i plotë i Reuters në anglisht)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere