Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”… Të fundit | Kujtesa që chatbot-i ruan për ty mund të formësojë realitetin informativ që… Të fundit | Kur fotografia nuk identifikohet me ngjarjen Të fundit | SMS mashtrues në emër të një banke
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se “PDK do ta kandidojë Ramiz Lladrovcin për kryeministër” është i pavërtetë

HIBRID

Artikulli me titull “Në 2023ën kandidati i PDK-së për kryeministër Ramiz Lladrovci, si e vlerësoni?”, është publikuar nga portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “readkoala.com”.

Hibrid.info pas kontrollit të fakteve, ka vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë me tendencë të dezinformimit të lexuesve, pasi nuk i përputhet në asnjë rast përmbajtjes së tekstit.

Artikulli ka të bëjë me një status në Facebook të kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili   shkruar se “opozita i bën mirë subjektit të tij politik PDK-së, për të fuqizuar organizimin në nivel të degëve, strukturën organizative dhe kristalizimin e ideve politike për të ardhmen e vendit, për dekadën që kemi hyrë”.

Gjithashtu, Lladrovci atëkohë kishte shkruar se “Viti 2023 vjen saora, dhe reflektimi ynë përball interesave të qytetarëve duhet të jetë i qartë, i thjeshtë dhe bindës, me fokus sundimin e ligjit dhe brenda vlerave euro-atlantike!”.

Pra, në asnjë rast në përmbajtje të artikullit nuk thuhet ajo që pretendohet në titullin e artikullit të publikuar në “readkoala.com”.

Vegëza e artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

https://readkoala.com/show/2021/06/24/ne-2023en-kandidati-i-pdk-se-per-kryeminister-ramiz-lladrovci-si-e-vleresoni/?fbclid=IwAR00NU95GmS_p4Fy7fFXrdKVgRLwdhOY1BG466VgW09z-qnlCxIFehkd1Jk

Më poshtë mund të gjeni statusin e shkruar në Facebook nga Lladrovci në tetor të vitit 2020:

https://www.facebook.com/ramizlladrovci/posts/2802541793351251/


Analiza:

Portali i dyshimtë “readkoala.com” ka përdorur një status të vjetër të shkruar nga Lladrovci, të cilin e ka publikuar me pretendimin ta paraqesë atë si aktual, duke i vënë titull të rremë që gjoja ai është përzgjedhur nga PDK-ja si kandidat për kryeministër në vitin 2023.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë” dhe “clickbait”.



Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere