Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Video-materiali nuk paraqet izraelitët në panik duke vrapuar nëpër rrugët e Tel Avivit, u realizua në Buenos Aires

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Faqja në Facebook “Shkup” ka publikuar me 14 prill një video-material në të cilin shihet turmë njerëzish duke vrapuar në rrugë.

Në mbishkrimin e këtij video-materiali pretendohet se aty shihen banorët e Tel Avivit duke ikur nga shëpitë e tyre nga friga e sulmeve të Iranit.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se video-materiali është realizuar në Buenues Aires, në Argjentinë.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Shkup”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0r1s2iaCfi68NimHgteXxhdokcAV1UWyAQoGS5LQkkHGznsZDz89KSVxNLs4FcfnVl&id=100064651961352 (Archive)


Video-materiali i shpërndarë në internet tregon një rrugë të mbushur me njerëz gjatë natës, të cilët shihen duke vrapuar ndërsa britmat dëgjohen në distancë.

Pas hulumtimit të kryer dhe ri-kërkimit të disa kornizave të videos, hibrid.info ka arritur të gjejë se kjo video është regjistruar në Argjentinë, konkretisht, në afërsi të hotelit Four Seasons në Buenos Aires.

Personat që shfaqen në videon që është bërë virale në rrjetet sociale nuk paraqesin qytetarët izraelitë por janë adhurures të këngëtarit britanik dhe ish-vokalistit të grupit One Direction, Louis Tomlinson, i cili do të mbajë një koncert në kryeqytetin argjentinas më 18 maj në stadiumin Velez Sarsfield.

Më 7 Prill, llogaria zyrtare në X e këngëtarit Tomlinson, shpërndau një postim, duke thënë se ai takoi adhuruesit e tij në Buenos Aires dhe do se të kthehet në maj për të performuar në qytet si pjesë e turneut të tij në Amerikën Latine. Disa përdorues të platformës X, ish-Twitter, publikuan disa imazhe të momentit

Pamja në video përputhet me vendndodhje në Buenos Aires ku gjendent hoteli Four Seasons në Buenos Aires, e cila mund të shihet në Google Maps.


Analiza:

Video-materiali që është shpërndarë në rrjetet sociale me pretendimin se paraqet një turmë qytetarësh izraelitë që vrapojnë të tmerruar nëpër rrugët e Tel Avivit (Izrael) pas sulmit iranian, nuk qëndron.

Videoja u regjistrua në Buenos Aires (Argjentinë) të paktën një javë para sulmit të 13 prillit dhe shfaq adhuruesit e këngëtarit Louis Tomlinson.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Përmbajtje e paverifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere