Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

YouTube merret me keqinformimin – do të heqë videot që lidhin vaksinat me kancerin e autizmin

HIBRID

YouTube po forcon politikat e saj mbi videot e vaksinave në një përpjekje për të luftuar dezinformatat dhe teoritë e komplotit, shkruan CBSNews.com.

Platforma e shpërndarjes së videove njoftoi një ndalim të dezinformatave rreth çdo vaksine të miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetit ose autoritetet lokale shëndetësore që po administrohen aktualisht.

YouTube përkufizon si “keqinformim” çdo përmbajtje që pretendon se vaksinat e miratuara “shkaktojnë efekte kronike shëndetësore, pretendon se vaksinat nuk zvogëlojnë transmetimin ose tkurrjen e sëmundjeve, ose përmban dezinformata mbi substancat e përfshira në vaksina”.

Kjo do të thotë se platforma në pronësi të Google do të fshijë videot që pretendojnë në mënyrë të rreme se vaksinat shkaktojnë probleme shëndetësore, si kanceri, infertiliteti ose autizmi-një teori që shkencëtarët e kanë diskredituar për dekada të tëra, por të cilat kanë vazhduar të qëndrojnë në internet. Që nga e mërkura, llogaritë popullore kundër vaksinave, përfshirë ato të drejtuara nga Robert F. Kennedy Jr., u hodhën nga YouTube.

Nga fundi i vitit të kaluar, platforma tashmë ka filluar fushatën kundër pretendimeve të rreme në lidhje me COVID-19 dhe vaksinat e zhvilluara kundër virusit. Njoftimi i fundit vjen ndërsa vendet në mbarë botën punojnë në nxitjen e ofrimit falas të vaksinave për COVID-19.

“Ne kemi parë në mënyrë të vazhdueshme pretendime të rreme për vaksinat e koronavirusit që përhapen në dezinformata rreth vaksinave në përgjithësi, dhe tani jemi në një pikë ku është më e rëndësishme se kurrë të zgjerojmë punën që kemi filluar me COVID-19 në vaksina të tjera”, u tha nga YouTube.

Zyrtarët publikë janë përpjekur të kundërshtojnë një rrymë të vazhdueshme të dezinformatave në internet në lidhje me dozat e COVID-19 që kur filloi vaksinimi, në vitin e kaluar. Ndërkohë, YouTube është kritikuar për mospërputhje me politikat e veta, duke hequr gabimisht video që kritikojnë pretendimet kundër vaksinave, siç ka dokumentuar reporteri investigativ Matt Taibbi .

Rregulli i ri i YouTube do të zbatohet për pretendimet për vaksinat në përgjithësi, si dhe deklaratat për vaksina të veçanta, të tilla si ato të dhëna për fruthin, gripin ose COVID-19 .

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere