info@hibrid.info
Rrjeti kundër dezinformimit për Ballkanin dënoi sulmin ndaj gazetares së Istinomerit në Serbi
shape
shape
shape

Rrjeti Anti-Dezinformues për Ballkanin (ADN-Balkans) dënon sulmin fizik ndaj gazetares së gazetës serbe të verifikimit të fakteve Istinomer që ndodhi më 15 prill teksa ajo po mbulonte kampingunkundër-protestuesve pro-qeveritar para Parlamentit në Beograd.

Në videon e publikuar nga Istinomer shihet se një burrë sulmon gazetaren duke e goditur në dorë, edhe pse ajo ishte me ID dhe prezantohej si gazetare. Istinomer raportoi gjithashtu se pas sulmit gazetarja informoi policin që ndodhej aty pranë, i cili u përgjigj vetëm me “Kujdes, ata veprojnë kështu edhe ndaj nesh”.

ADN-Balkans dënon sulmin ndaj gazetares dhe shpreh mbështetjen për ekipin e Istinomer dhe botuesin e tyre CRTA, të cilët prej disa vitesh janë nën presion të vazhdueshëm nga qeveria dhe strukturat proqeveritare serbe. Istinomer është anëtar i certifikuar i Rrjetit Ndërkombëtar të Kontrollit të Fakteve dhe i Rrjetit Evropian të Standardeve të Kontrollit të Fakteve, i cili i përmbahet niveleve më të larta të zbatimit të standardeve profesionale dhe etikës së gazetarit.

Sulmi ndaj gazetares të Istinomerit nxiti reagime nga shoqatat e gazetarëve nga Serbia, duke përfshirë Asociacionin e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë – NUNS dhe Shoqatën e Gazetarëve të Serbisë – UNS.

Ky rast pasqyron realitetin e përditshëm të organizatave të pavarura dhe profesionale gazetareske në rajonin e Ballkanit, të cilat janë në shënjestër të sulmeve fizike dhe verbale, sulmeve kibernetike, fushatave shpifëse dhe frikësimit për punën e tyre, në veçanti ato që punojnë në dezinformimin dhe nisjen e debatit publik për burimet dhe kanalet e tyre për shpërndarje.

ADN-Balkans (antidisinfo.net) është një rrjet i përbërë nga 18 organizata kryesore mediatike dhe think-tank nga Shqipëria, Bullgaria, Qiproja, Greqia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia për të promovuar bashkëpunimin midis organizatave të shoqërisë civile, organeve të mediave, institucioneve arsimore dhe të gjithë aktorëve të tjerë relevantë, me synimin për të formuar një front të gjerë për të luftuar dezinformimin përmes afirmimit të standardeve më të larta të kontrollit të fakteve dhe të gjitha parimeve të tjera etike të gazetarisë profesionale, si dhe promovimit të edukimit mediatik dhe të menduarit kritik.

Share With Others