[email protected]
Disa nga temat kryesore që prodhuan lajme të rreme në Kosovë gjatë vitit 2020
shape
shape
shape

Viti 2020 është karakterizuar me një vërshim të lajmeve të rreme në hapësirën digjitale në të gjithë botën.

Këtë rritje të prodhimit dhe shpërndarjes së lajmeve të rreme e stimuluan jashtë mase ngjarjet kryesore të vitit që e lamë pas si virusi Korona si dhe zhvillimet politike në vend dhe në mbarë botën.

Sikurse në të gjithë globin, ashtu edhe në Kosovë, duke qenë se COVID-19 vazhdonte të ishte një e panjohur për qytetarët e pjesërisht edhe për vetë shkencën, lajmet rreth kësaj teme besoheshin dhe kishin impakt, qoftë edhe ato që shpërndanin keqinformim.

Karrem për shpërndarjen e lajmeve që pretendonin rrejshëm se është gjetur shërimi ndaj COVID-19, ishin edhe lexuesit e lajmeve në hapësirën shqipfolëse. Megjithatë, pasojat e dezinformimit rreth pandemisë apo e njohur ndryshe edhe si “Infodemi”, në Kosovë nuk ishin edhe aq të mëdha, sikur që kanë mundur të jenë në vende të ndryshme të botë.

Hibrid.info ka përmbledhur disa publikime me kontroll të fakteve që u janë bërë lajmeve të rreme të shpërndara nga mediat online në gjuhën shqipe. Disa prej tyre janë bërë nga vetë institucionet përgjegjëse, por një pjesë edhe nga vetë mediat. Gjithashtu, gjatë monitorimit të hibrid.info, është parë që si në rrafshin ndërkombëtar, ashtu edhe atë vendor, ka pasur persona joadekuatë që kanë dhënë këshilla shëndetësore për shërim nga kjo pandemi.

Përderisa në SHBA dhe në botë, zgjedhjet presidenciale, gara mes dy kandidatëve për të parin e amerikanëve, Donald Trump dhe Joe Bide, përmbante pothuajse ndër temat kryesore që nxitën krijuesit dhe shpërndarësit e lajmeve të rreme dhe konspiracioneve, në Kosovë zgjedhjet dhe tema rreth tyre solli një situatë luhatëse politike që përbënte interes për shpërndarjen e lajmeve keqinformuese.

Rënia e qeverisë Kurti nxiti përparjet politike në vend dhe ndezi edhe prodhimin e titujve sensacional në media, ku një pjesë e konsiderueshme ishin tendencioz edhe të pavërtetë. Gjatë këtij viti pati edhe ngjarje tjera jo të zakonshme politike si ftesa e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së dhe gjykimi i tyre. Edhe kjo temë mbeti pa u shfrytëzuar nga krijuesit lajmeve të rreme dhe dezinformatave. Por kishte edhe sulme e linçime ndaj figurave politike e publike dhe familjarëve të tyre.

https://hibrid.info/ne-titull-permendet-thaci-por-jo-edhe-ne-permbajtje/

https://hibrid.info/artikujt-se-vv-i-uron-mireseardhje-vjosa-osmanit-jane-te-pavertete/

https://hibrid.info/lajm-i-rreme-driton-selmanaj-merr-djalin-ne-ëashington/

https://hibrid.info/manipulohet-rrefimi-i-vajzes-se-xhemajl-mustafes/

https://hibrid.info/abazi-nuk-ka-thene-se-vv-do-ti-fitoje-90-te-votave/

Ndërkohë, Kosova ka vazhduar të jetë temë për mediat proqeveritare serbe e ruse, duke përcjellur agjendë shtetërore propaganduese. Hibrid.info ka arritur t’i dekonspiroj disa nga raportimet në mediumet por-pushtetit në Serbi e Rusi që ndërlidhen me propagandën ndaj Kosovës:

https://hibrid.info/mediat-pro-qeveritare-serbe-shperndajne-njezeri-propaganden-per-friken-e-fqinjeve-ndaj-serbise-se-madhe/

https://hibrid.info/agjencia-ruse-sputnik-publikon-lajm-me-titull-te-sajuar-per-aksionin-ne-veri-te-mitrovices/

https://hibrid.info/srna-shperndau-lajm-te-rreme-se-kishte-votim-unanim-kunder-njohjes-se-kosoves-nga-bosnja/(

(Hibrid.info)

Share With Others