Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Hibrid.info përfaqëson Kosovën në diskutimin për themelimin e Rrjetit Evropian të Standardeve të Kontrolluesve të Fakteve (EFCSN)

HIBRID

Rrjeti Evropian i Standardeve të Kontrollit të Fakteve (EFCSN), ka mbajtur takimin e radhës në shërbim të harmonizimit të statutit për rregullimin e brendshëm.

Në takimin dy ditor të mbajtur më 28 dhe 29 shtator (2022) në Madrid të Spanjës, mbi 30 organizata nga Evropa që merren me kontroll të fakteve “fact-checking”, në mesin të cilave dhe ADS me hibrid.info si përfaqësues nga Kosova së bashku me kallxo.com, kanë dhënë kontribut në ndërtimin e këtij kodi dhe statutin e këtij rrjeti evropian.

Gjatë takimit, përfaqësues të organizatave pjesëmarrëse, së bashku me organizatorët dhe iniciatorët e nismës, formësuan statutin e EFCSN-së, në bazë të së cilës përcaktohen forma e funksionimit të këtij rrjeti e deri të kriteret që duhet një aplikues t’i përmbush për t’u bërë anëtar i verifikuar.

Në këtë takim që ishte i mbyllur për media, diskutua në mes të përfaqësuesve nga e gjithë Evropa, rreth një drafti të parë të statutit të brendshëm të rrjetit. Ky diskutim ishte në dobi të formësimit të një versioni final të statutit dhe të “Kodi evropian i standardeve për organizatat e pavarura për kontroll të fakteve”, në bazë të së cilit operon edhe vetë rrjeti.

Ky projekt është pjesë e Call of Integrity of Social Media i Komisionit Europian dhe udhëhiqet nga 6 organizata europiane të përkushtuara në luftën kundër dizinformimit: Fundación Maldita.es (Spanjë), AFP (Francë), CORRECTIV (Gjermani), DEMAGOG (Poloni), Pagella PoliticaFacta (Itali) dhe EU DisinfoLab (Belgjikë).

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere