Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Sajohen histori dashurie me imazhet e grave të marra nga interneti

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook “Gazeta Globale” poston artikuj të portalit të dyshimtë “infospostmedia.com” me fotografi të grave të huaja, disa prej të cilave i paraqet si shqiptare, që janë në kërkim të një lidhje dashurie.

Hibrid.info ka verifikuar disa nga këto fotografi të grave që paraqiten si shqiptare. Por, bazuar në gjetjet e kryera përmes makinave online të kërkimit, u konstatua se fotografitë, në fakt, paraqesin persona jo-shqiptarë, por qytetarë të vendeve tjera.

Faqja e lartcekur, dje me datë 10 janar ka publikuar artikullin me pretendimin se gruaja 25 vjeçare me banim në Gjermani, është në kërkim të një mashkulli shqiptar. (shih këtu)

Ky artikull i sajuar është publikuar nga portali i dyshimtë “infospostmedia.com” me datë 17 gusht 2022. (shih këtu)

Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka vërtetuar se fotografia që është përdorur në këtë artikull, i takon një gruaje të quajtur Jade Orvis (emër i përdorur në rrjetin social Tinder).

Fotografia e kësaj gruaje është gjet në artikullin e publikuar në vitin 2017 nga tabloidi britanik “DailyMail.co.uk”, në një shkrim dedikuar disa llogarive në rrjetin social Tinder. (shih këtu)


Në artikullin tjetër të publikuar nga portali i dyshimtë edhe faqja e lartcekur, pretendohet rrejshëm se një grua e divorcuar nga Kosova është në kërkim të një lidhje dashurie.

Edhe kjo fotografi nuk i takon ndonjë gruaje kosovare, por në këtë imazh është personi me emër Isabella Fiori.

Hibrid.info ka arritur të gjejë fotografinë e kësaj gruaje në rrjetin social “Instagram”, e cila numëron mbi 500 mijë ndjekës. (shih këtu)


Artikujt e sajuar të postuar në Facebook nga faqja “Gazeta Globale”, kanë arritur të grumbullojnë numër të konsolidueshëm të reagimeve dhe komenteve.

Duke u bazuar në komentet e lëna nga lexuesit, shihet qartë se ata kanë rënë pre e këtyre artikujve, duke i konsideruar si të mirëqenë. (shih komentet këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “infospostmedia.com” ka publikuar artikuj të sajuar me fotografi të grave të huaja, të cilat i ka paraqitur si shqiptare nga Kosova, të cilat janë në kërkim të një lidhje dashurie.

Këta artikuj të sajuar, më pas janë shpërndarë në Facebook nga faqja “Gazeta Globale”.

Hibrid.info pas verifikimit të kryer, ka vërtetuar se këto fotografi nuk u takojnë grave kosovare, por janë të personaliteteve të huaja.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këta artikuj si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere