Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i paverifikuar se janë katër sulmues serbë të vrarë dhe identiteti i njërit prej tyre fshihet

FESTIM RIZANAJ

Mediumi online në gjuhën shqipe “gazetadita.al” ka publikuar dje (29 shtator) një artikull me titull: “FOTO: Në varrim me tre fotografi, por të vrarët në Banjskë ishin katër. Ja kush është dhe pse e fshehin të katërtin”.

Gazeta në fjalë pretendon se janë vrarë katër sulmues serb gjatë sulmit ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, por identiteti i njërit (Bojan Mijailović), sipas këtij portali po fshihet për shkak se ishte ish-truproja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin.

Pas hulumtimit të fakteve dihet se tre sulmues serb janë vrarë në operacionin e Banjskës, dhe nuk është fshehur identiteti i Bojan Mijailović në ceremoninë e ndezjes së qirinjve në veri të Mitrovicës që u organizua nga Lista Serbe për tre të vrarët.


Vegëza e artikullit të publikuar në “gazetadita.al”:

https://gazetadita.al/foto-lista-serbe-ne-varrim-me-tre-fotografi-por-te-vraret-ne-banjske-ishin-kater-ja-kush-eshte-dhe-pse-e-fshehin-te-katertin/?fbclid=IwAR2EKVi3Aoj614yR2wqfY5o0yEAkCDBkk9uGDS4D5GctXJlgRS4UmKhY0CY


E përditshmja shqiptare, duke publikuar fotografi nga dita e ceremonisë së ndezjes së qirinjve (e jo varrimit) të organizuar për të sulmuesit e vrarë, pretendon se shihen vetëm fotografitë e tre të vrarëve, ndërsa identiteti i të vrarit të katërt (Bojan Mijailović) fshihet.

Bazuar në të dhënat e publikuara nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bëhet e ditur se  tre sulmues janë vrarë. (këtu)

Po ashtu, pretendimi i gazetës se në ceremoninë e ndezjes së qirinjve, e që gazeta i referohet “varrim” në titull, sipas tyre, mungon fotografia e të vrarit të katërt, Bojan Mijailović.

Në fakt, identitetit i Bojan Mijailović, ish—truprojës së shefit të BIA-së serb, Aleksandar Vulin, është bërë i ditur nga ministri Sveçla. (këtu)

Bazuar në dokumentin e shpërndarë nga Sveçla ku shihet edhe fytyra e Bojan Mijailović, atëherë në fotografitë e sulmuesve të vrarë të shpalosura në ceremoninë e ndezjes së qirinjve figuron edhe ajo e Bojan Mijailović.


Analiza:

E përditshmja shqiptare “gazetadita.al” ka hedhur pretendimin se janë vrarë katër sulmues serb gjatë sulmit ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku identiteti i Bojan Mijailović fshihet, pasi që nuk u shpalos fotografia e tij në ceremoninë e ndezjes së qirinjve të organizuar për ta.

Faktet tregojnë se janë vrarë tre sulmues serb, dhe se fotografia e Bojan Mijailović, zë vend në ceremoninë e ndezjes së qirinjve.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info, këtë pretendim e vlerëson si “përmbajtje e paverifikuar”.


Vlerësimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere