Të fundit | Video të gjeneruara me IA të ndërlidhura me zgjedhjet po qarkullojnë në med… Të fundit | Sondazh i rremë në emër të një kolegji universitar Të fundit | Nuk janë rritur shtesat për fëmijë dhe lehona, bëhet fjalë për premtim elek… Të fundit | Pretendim mashtrues për hantavirus në Kosovë: videoja e moderatorit lidhej… Të fundit | Osmani nuk ka thënë se ka incizime dhe transkripte të takimit mes Kurtit, V… Të fundit | Sondazh i rremë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit Të fundit | Aterimi i “Ruslan”-it në Prishtinë nuk lidhet me armatosjen në kuadër të ba… Të fundit | Përmes një fotografie të vjetër pretendohet rrejshëm se nën organizimin e R… Të fundit | Pretendim i rremë se qeveria ndau 11 milionë euro për qytetarët Të fundit | Pretendim i pakonfimuar se Kurti i kërkoi Bondsteel-it të paguajë qira
[ ARTIKULLI ]

Personi në video nuk është Michael Jackson, por artisti Dave Dave

FATBARDH DEMA

Llogaria në “TikTok” me emrin “bejevete” ka publikuar dje (13 shkurt) një video-material me anë të së cilit pretendon se ish-këngëtari Michal Jackson është gjallë dhe se tani njihet me emrin “Dave Dave”.

Në këtë video-material, autori pretendon se “Dave Dave”, i cili shihet me lëkurën e dëmtuar (djegur) të fytyrës, është Michael Jackson, ky i fundit vdiq më 25 qershor 2009. (shih këtu)

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se personi që shfaqet në këtë video-material është artisti konceptual, David Charles Rothenberg, i njohur me emrin artistik “Dave Dave”, i cili në moshën 6 vjeçare kishte pësuar djegie në shkallën e tretë të lëkurë, të shkaktuar nga babai i tij. (shih këtu)


Vegëza e artikullit të publikuar në TikTok nga llogaria “bejevete”:


Video-materiali i përdorur nga faqja “bejevete” është marrë nga emisioni “Larry King Live”, në të cilin mysafir ishte Dave Dave.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë pjesë të emisionit “Larry King Live” e publikuar në YouTube (jo më herët se data 4 shtator 2009). (shih këtu)


Duhet cekur se “Dave Dave” ka vdekur në moshën 42 vjeçare në vitin 2018. (shih këtu)

Dave Dave ishte ftuar në emisionin “Larry King Live” si një shok i legjendës së muzikës pop, Michael Jackson, për të cilin ishte shprehur se e konsideronte si një baba.

“Larry King Live” këtë emision e kishte realizuar pas vdekjes së Michael Jackson. Ky detaj shihet në pjesën e poshtë në anën e djathtë të ekranit ku shkruan Death of a Legend (vdekja e legjendës). (shih fotografinë më poshtë)

Pjesa e këtij emisioni është publikuar në Youtube nga kanali “PoliticsNewsPolitics” me datë 4 shtator 2009, pra pas vdekjes së Jackson.


Analiza:

Llogaria në TikTok “bejevete” ka publikuar një video-material nga emisioni “Larry King Live”, në të cilën shihet një person i quajtur Dave Dave, për të cilin pretendon se është ish-këngëtari Michael Jackson.

Pas verifikimit të fakteve, personi që shihet në këtë video-material është artisti konceptual David Charles Rothenberg i njohur me emrin artistik “Dave Dave”, i cili ka vdekur në moshën 42 vjeçare në vitin 2018.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë video-material si “Teori Konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere