[email protected]
Titulli nuk sqaron se në cilin shtet është paraqitur ky propozim
shape
shape
shape

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar sot (6 korrik) një artikull me titull “Shteti e ka hapur kuletën, propozon që të rinjve t’u jepen nga 20,000 euro pasi të mbushin 18 vjeç”.

Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, hibrid.info ka vërtetuar se titulli nuk qartëson se cili shtet ka paraqitur një propozim të tillë.

Lajmi sqarohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Ministrja e Punës e Spanjës, Yolanda Diaz, ka propozuar një skemë për të trajtuar pabarazinë sociale duke i dhënë çdo të riu në vend 20,000 euro për t’u shpenzuar për studime, trajnime ose hapjen e një biznesi pasi të mbushë moshën 18 vjeç”.

Duke u nisur nga fakti se ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), titulli në fjalë, mund t’i dezinformojë lexuesit se ky propozim është paraqitur nga shteti kosovar.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/681354/shteti-e-ka-hapur-kuleten-propozon-qe-te-rinjve-tu-jepen-nga-20-000-euro-pasi-te-mbushin-18-vjec/?fbclid=IwAR3WOQYX731E1LfKslKgpoC0_cQKWzCnixiH9M1lFXre5cU6u-f1dH9csG8


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se ky propozim është bërë nga ministre e Punës dhe Ekonomisë Sociale e Qeverisë së Spanjës, Yolanda Diaz, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në disa mediume spanjolle. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull në lidhje me propozimin e ministres së Punës në Spanjë, që të rinjve t’u jepen nga 20 mijë euro pasi të mbushin 18 vjeç, por që në titull nuk sqarohet se në cilin në cilin shtet është bërë ky propozim.

Mediumi online “kosova-sot.info”, i cili është portal, që vepron në Kosovë duke u bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook, numrin më të madh të lexuesve i ka nga Kosova. Prandaj, mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes, nga ky portal, shumë lehtë mund të rezultojë me dezinformim të lexuesve, duke i bërë të mendojnë se ky propozim është bërë nga shteti i Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others