[email protected]
Shpërthimi në Bejrut: Si u bë shpërndarja e teorive konspirative?
shape
shape
shape

Menjëherë pas shpërthimit të madh në portin e Bejrutit, në Liban, filluan raportime të shumta në rrjete sociale, duke pretenduar të paraqesin shkakun e kësaj katastrofe.

Ndërsa shumica e videove dukeshin autentike, të filmuara nga banorë nga shtëpitë e tyre, thashethemet për shkakun e shpërthimit gjithashtu u shpërndanë shpejt në platforma të tilla si Twitter dhe WhatsApp.

Por, çfarë dezinformata janë shpërndarë online?

Një analizë e publikuar në BBC, zbërthen disa nga përpjekjet për shpërndarjen e lajmeve të rremeve dhe teorive konspirative në këtë aspekt.

Nga fishekzjarrët deri tek bombat nukleare

Pretendimet në lidhje me fishekzjarrët dukeshin të besueshme në atë kohë, por cicërima të tjera në Twitter, supozuan se ngjarja ishte shkaktuar nga një bombë bërthamore për shkak të resë së bardhë së shkaktuar në formë të kërpudhës që shihej duke u ngritur në disa nga pamjet.

Kjo cicërim, tashmë e fshirë, që pretendonte se shpërthimi ishte “atomik”, ishte shpërndarë nga shumë llogari të verifikuara në Twitter nga më shumë se 100 mijë ndjekës.

Ekspertë të armëve kanë qenë të shpejtë në reagim duke thënë se, nëse shpërthimi do të ishte shkaktuar nga një pajisje bërthamore, ai do të shoqërohej edhe me një ndezje e bardhë verbuese dhe një nxehtësi që do të shkaktonte djegie të rëndë të njerëzve.

Gjithashtu, retë e formës së kërpudhës, nuk janë autentike vetëm për shpërthimet nukleare. Sipas ekspertëve, ato shkaktohet si rezultat i lagështisë së ajrit, e cila e kondezon ujin dhe krijon re.

“Sulm me bombë apo raketa”

Pretendime të pabaza vazhduan të përhapen, duke fajësuar SHBA-të, Izraelin dhe Hamasin se ishte një “bombën bërthamore” e tyre. Këto lajme shpërndanë nga faqet e lajmeve partizane, si dhe nga figura publike.

Sipas hulumtimeve të Institutit për Dialog Strategjik, teori konspirative të promovuara nga grupe të ekstremit të djathtë, janë shpërndarë gjithashtu në Facebook, 4chan, Reddit dhe aplikacione për mesazhe si Telegram.

Mesazhet janë përqendruar kryesisht në pretendime të rreme se ky ishte një sulm izraelit, ose një bombë ose një sulm raketash në një depo armësh të Hezbollahut.

Chloe Colliver, nga Instituti për Dialog Strategjik, i tha BBC News: “Ne kemi parë burime të njohura dezinformimi, përfshirë rrjete ekstremiste të ekstremit të djathtë në internet, duke përhapur pretendime të pabazuara për natyrën dhe motivimet prapa shpërthimit.

“Kjo ka përfshirë teori që përpiqen ta lidhin shpërthimin me Izraelin ose shtetet e tjera”.

Autoritetet në Liban dhe Izrael kanë hedhur poshtë sugjerimet se Izraeli kishte ndonjë lidhje me incidentin.

Artikulli i plotë në BBC

Share With Others