Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Faqja e dyshimtë në Facebook vazhdon të postojë kampanja të rreme për kredi

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook me emrin “Kredi personale” ka publikuar më datë 5 tetor një postim ku pretendohet se ofrohet mundësi për kredi deri në 18 mijë euro.

Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se postimi paraqet njoftim të rremë nga kjo faqe.

Hibrid.info ka gjetur se postimi është marrë nga njoftimi i “Intesa Sanpaolo Bank Albania”, bankë në Shqipëri, të cilin faqja e lartcekur është munduar ta paraqesë si kampanjë të saj.


Vegëza e postimit në Facebook nga faqja “Kredi personale”:

https://www.facebook.com/krediprivate/posts/pfbid02ziJXYgHYY7d9kYr9uwcbnXJTL78uQoL7naTJn1XqoZZLRUahRwEidnKg8wXRw17cl


Pas hulumtimit përmes programit te automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka gjetur se kjo ofertë për të aplikuar për kredi mundësohet nga banka në Shqipëri, “Intesa Sanpaolo Bank Albania”, e cila me anë të një postimi të bërë më 2 tetor, njofton për mundësi për kredi në këtë bankë. (shih këtu)


Tjetër fakt shtesë që e bën më të dyshimtë faqen “Kredi personale” në Facebook, është mungesa e të dhënave të mjaftueshme, që do ta dëshmonin kredibilitetin apo besueshmërinë dhe transparencën, në seksionin e informacioneve rreth veprimtarisë (about) në faqen “Kredi personale”.

Në seksionin “about” paraqitet një adresë në Paris në të cilën, krijuesi i kësaj faqe pretendon se gjendet selia e kësaj veprimtarie të dyshimtë, dhe vendet në të cilat supozohet që operon si Tirana, Munihu dhe Prishtina. (shih këtu)


Nuk është hera e pare që kjo faqe është munduar t’i përvetësojë kampanjat e bankave dhe institucioneve mikrofinanciare, të cilat hibrid.info i ka trajtuar në disa raste. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve, ka vërtetuar se kjo faqe ka përdorur kampanjë të një banke në Shqipëri, me pretendimin ta paraqesë si të sajën.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë faqe si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere