Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Vazhdon publikim i sondazheve të rreme për subjektet politike

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një imazh me pretendimin se paraqet një sondazh, sa i përket mbështetjes popullore ndaj subjekteve politike në Kosovë, para zgjedhje parlamentare të 9 shkurtit.

Fotografia me këtë pretendim është publikuar në TikTok më 6 janar, nga një llogari me emrin “found1k”.

Përmbajtja i rendit partitë politike si vijon: Lëvizja Vetëvendosje (LVV): 60%, Partia Demokratike e Kosovës (PDK): 18%, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): 15% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK): 7%.

E vërteta?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur se një sondazh i tillë është publikuar nga burime kredibile.


Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinës online të kërkimit “Google”, duke kërkuar me fjalët kyçe “LVV: 60%, PDK: 18%, LDK: 15% dhe AAK: 7%”.

Mirëpo, rezultatet e kërkimit nuk shfaqin një sondazh të tillë të publikuar.

Gjithashtu, publikimi që pretendon se paraqet një sondazh, nuk përmend asnjë burim dhe nuk ka përfshirë subjektet tjera politike, të cilat marrin pjesë në zgjedhje.


Rreth sondazheve

Sondazhi i fundit (17 dhjetor) që u qarkulloi në media ishte nga kompania “UBO Consulting”, e cila sqaroi se sondazhi për partitë politike është bërë nga shërbimi OMNIBUS.

Të dhënat e këtij sondazhi paraqesin përqindje tjera nga ato të paraqitura nga llogaritë e lartcekura në TikTok (shih fotografinë më poshtë).


Analiza:

Pretendimi se me 2 janar u publikua një sondazh lidhur me subjektet politike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, është i rremë.

Hibrid.info nuk ka gjetur se sondazhi i pretenduar është realizuar nga ndonjë kompani. Po ashtu, pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, një sondazh i tillë me të këto të dhëna nuk është gjetur i publikuar në asnjë burim kredibil.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere