Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Si u përhapën dezinformata për Kosovën nga kanale pro-ruse dhe ruse në Telegram

HIBRID

Kanalet ruse dhe pro-ruse në Telegram, të cilat deri më tani ishin të fokusuara në luftën në Ukrainë dhe justifikonin pushtimin, u interesuan pothuajse në të njëjtën kohë për situatën në veri të Kosovës.

Ndonëse, gjendja e krijuar nga ngjarjet e ndodhura të dielën që shkoi (31 korrik) në veri duket të jetë qetësuar, ato po vazhdojnë të përdorën nga kanale propaganduese pro-ruse në median sociale Telegram.

Radio Evropa e Lirë, ka publikuar një artikull në të cilin ka trajtuar disa postime propaganduese, të rreme, që ndërlidhen me ngjarjen në fjalë.

Shpërndarja e organizuar e dezinformatave

Konsistenca që tregon për një rrjet të organizuar u shfaq më 31 korrik pas orës 19:00, kur kanalet që transmetonin në rusisht dhe serbisht publikuan të njëjtin njoftim me një ndryshim prej disa minutash.

Bëhet fjalë për gjoja plagosjen e parë të serbëve në bllokadën drejt vendkalimit Jarinje.

Djathtisti rus, Vladislav Pozdnyakov, themeluesi i organizatës radikale “Shteti i Burrave”, i cili në postimet e tij mbështet hapur pushtimin rus të Ukrainës, publikoi informacionin në kanalin e tij Telegram.

Më shumë se 116 mijë njerëz e ndjekin atë në Telegram.

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Mitrovicën Veriore, Zlatan Elek, ka konfirmuar për mediat vendore të dielën në mbrëmje se asnjë person i lënduar nuk është paraqitur në institucionin që ai drejton, që nga fillimi i bllokadave të asaj dite.

Policia e Kosovës njoftoi gjithashtu se në disa vende janë dëgjuar të shtëna, të drejtuara në njësitet policore, por nuk ka të lënduar.

Kanalet ruse kanë publikuar edhe një fotografi të çizmes dhe një pjesë të uniformës së një personi të paidentifikuar me deklaratën se ushtria serbe është në gatishmëri luftarake, siç thuhet, në kufirin administrativ, përkatësisht në pikën kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Që nga viti 2001, ushtria serbe ka të drejtë të patrullojë zonën e sigurisë tokësore, e cila mbulon një zonë pesë kilometrash të gjerë përgjatë kufirit me Kosovën. Megjithatë, që nga tërheqja nga Kosova në qershor 1999, ushtria dhe policia serbe nuk mund të kalojnë në territorin e Kosovës.

Për shkak të dezinformatave që po përhapeshin për ushtrinë serbe, Ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka reaguar më 31 korrik, e cila në faqen e saj zyrtare ka thënë se “Ushtria Serbe nuk e ka kaluar vijën administrative dhe nuk ka hyrë në territorin e Kosovës në asnjë mënyrë”.

Gjysmë ore më vonë, llogaria “Rebelimi është një gjendje shpirtërore” e publikuar në gjuhën serbe, e cila informon çdo ditë 61 mijë ndjekësit e saj për pushtimin e Ukrainës, publikoi informacione nga kanali simotër për raporte jozyrtare për transferimin e avionëve serbë në aeroporte dhe në afërsi me territorin e Kosovës.

Pak minuta më vonë, “Serbski Vestnik” (Lajmëtari serb), si dhe kanalet në gjuhën ruse “Velika Russia” dhe “Orlovi” bënë të njëjtën gjë në rusisht.

Ky informacion nuk është publikuar apo konfirmuar askund zyrtarisht.

Pas pak kohësh, llogaria “Rosich” (Rosich), e cila është pjesë e njësisë paraushtarake ruse Ëagner, e cila po lufton në lindje të Ukrainës, iu bashkua shkëmbimit të informacioneve për Kosovën.

Në njoftim thuhet se presidenti i Serbisë ka deklaruar se Ushtria e Kosovës synon të sulmojë veriun e Kosovës në mesnatë.

Ajo që tha Vuçiq në konferencën për media të asaj dite është se zbatimi i vendimeve të autoriteteve të Kosovës për riregjistrimin dhe letërnjoftimet do të fillojë në mesnatë.

“Shqiptarët kanë dërguar dy njësi me 21 tonë karburant në vendkalimet administrative, me dëshirën për të ndaluar ata që kanë letërnjoftime serbe. E gjithë kjo duhet të fillojë sonte në mesnatë, ndërsa në të njëjtën kohë të bindin serbët të heqin dorë nga targat KM. “, tha Vuçiq.

Të njëjtat pretendime, me pak minuta diferencë, i ka publikuar edhe kanali Telegram “Rusia e Madhe”, si dhe Vladislav Pozdnyakov.

(Artikulli i plotë i REL në gjuhën serbo-kroate)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere