Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m… Të fundit | Mediat serbe për aktgjykimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së: nga “dënim… Të fundit | Media ruse e serbe paraqesin rrejshëm protestën në Tiranë si “trazira” për… Të fundit | Pretendohet pabazë se Albin Kurti është vlerësuar pozitivisht në raportimet… Të fundit | Manipulohet fotografia e protestës së vitit 2022, i ndryshohet mbishkrimi n… Të fundit | Deklarata e vjetër e Musliut mundohet të paraqitet si reagim pas vendimit n…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i pabazë i Vuçiq-it për planifikim të një sulmi të Qeverisë së Kosovës në veri më 1 tetor

HIBRID

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar pa fakte se autoritetet në Kosovë po planifikojnë që të realizojnë një sulm më 1 tetor në veri të vendit.

Këtë pretendim presidenti serb e ka bërë gjatë një konference për media, pas takimit me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, të mbajtur dje pasdite (29 qershor) në Beograd.

Këto komente Vuçiq i ka bërë si reagim ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për masa të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Deklarata e Aleksandar Vuçiq e publikuar në mediumin serb “B92”:

Në kuadër të pretendimeve tjera të pabazuara si “planifikimi i një operacioni “Stuhia” të ri” dhe “qëllime të Qeverisë së Kosovës për të zbrazur Kosovën nga serbët”, Vuçiq e ka përmendur edhe planin për sulm në veri të Kosovës, që sipas tij do të ndodhë më 1 tetor.

Pjesë të deklaratës së Vuçiq-it që ndërlidhen me pretendimin për sulm:

“Kam biseduar me përfaqësuesit e Listës Serbe, ata nuk do të tolerojnë më. Ata nuk do të tolerojnë ndërhyrje nga njësitet e tyre. Ata kanë dhënë afat, dhe Prishtina po planifikon një sulm të përgjithshëm në veri të Kosovës më 1 tetor. Dhe njerëzit duhet ta dinë këtë”.


Pretendime të tilla nga Vuçiq të pabazuara në fakte, si parashikime për ngjarje në Kosovë, ka bërë edhe më herët. Disa të tilla i ka trajtuar hibrid.info, si pretendimi për sulm në stacioni i transformatorit të energjisë elektrike “Vallaç”  në veri të Kosovës të bëra gjatë muajve tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar, duke i vlerësuar si teori konspirative (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretendimin e bërë gjatë konferencës për media, nuk e ka bazuar në asnjë fakt. Të gjitha pohimet tjera të bëra gjatë kësaj konference rezultojnë të jenë narrativë politike e pa mbështetur.

Për këtë arsye, bazuar në metodologjinë e hibrid.info, ky pretendim i Vuçiq-it vlerësohet si “Teori Konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere