Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Spiropali nuk ka thënë se Vjosa Osmani, krerë të PDK-së dhe Baton Haxhiu janë takuar me Milan Radojçiq në Shqipëri

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

LAJM I RREMË

Nuk ka asnjë dëshmi apo burim të besueshëm që e konfirmon pretendimin.

Publikohet një imazh me mbishkrimin që pretendon se Elisa Spiropali, deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, ka deklaruar se ish-presidentja Vjosa Osmani bashkë me krerët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe me publicistin Baton Haxhiu janë takuar me Milan Radojçiq, ish-nënkryetarin e Listës Serbe në Shqipëri.

Përmbajtja me këtë mbishkrim u publikua të premten (15 maj) në TikTok, nga llogaria me emrin “halitdardania”.

Cila është e vërteta?

Nuk ka asnjë dëshmi apo burim të besueshëm që e konfirmon pretendimin.

Përmbajtja me këtë pretendim është gjetur e publikuar të shtunën (16 maj) edhe në Facebook, nga një llogari me emrin “Televizioni SuperSky”.

Deri në momentin e trajtimit, publikimi në TikTok ka afër 100 mijë shikime dhe ka mbi 100 komente, ku nga përmbajtja e një numri të madh prej tyre, mund të vlerësohet se audienca ka gjasë ta përceptojë pretendimin si të besueshëm.


Për të hulumtuar mbi pretendimin, hibrid.info së pari ka kontrolluar në llogarinë në Facebook të ish-ministres së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Spiropali (shih këtu).

Që nga vizita e saj e fundit në Kosovë (25-26 shkurt), të cilën e kishte realizuar sa ishte në detyrën e kryediplomates e deri më sot, në këtë llogari nuk u gjet asnjë publikim që do të konfirmonte pretendimin e trajtuar. Përveç publikimit të imazheve nga kjo vizitë (këtu), e deri më sot, ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, me anë të publikimeve, ka komentuar për Kosovën me rastin e shënimit të përvjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s (këtu), vendimin e heqjes së masave për Kosovën nga Bashkimi Evropian (BE) (këtu) dhe përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) në Prekaz (këtu).


Hibrid.info gjithashtu hulumtoi me anë të makinës së kërkimit “Google”, duke përdorur si fjalë kërkimi emrat e akterëve të përmendur në pretendim (shih këtu). Por, rezultatet nga kërkimi nuk kanë shfaqur asnjë rezultat.

Pa fakte konkrete që do të konfirmonin pretendimin, rezultoi edhe kërkimi me anë të platformës për publikimin e video-materialeve, “Youtube” (shih këtu).

Analiza:

Pretendimi se Elisa Spiropali ka deklaruar që Vjosa Osmani, krerë të PDK-së dhe Baton Haxhiu janë takuar me Milan Radojçiq, është i pasaktë.

Kërkimet në Google dhe YouTube, si dhe verifikimi i llogarive zyrtare në rrjete sociale, nuk gjetën asnjë dëshmi apo publikim që e konfirmon këtë deklaratë.

Andaj, bazuar në metodologjinë e vlerësimit, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen në fjalë, si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere