Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Studentët e Hybrid Lab trajnohen nga eksperti i teknologjisë dhe komunikimit Kalyan Gautham

HIBRID

Kalyan Gautham, lider i shquar në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit bazuar, ka mbajtur një trajnim online me studentët tanë. Suksesi i tij në drejtimin e StartUp-ve në këtë fushë sjell një përvojë të pasur për pjesëmarrësit e Hybrid Lab.

Gautham, laureat i çmimit Forbes dhe themelues i “Global Shapers Community” në “World Economic Forum”, ka përdorur njohuritë e tij të gjëra për të ndihmuar studentët të zhvillojnë zgjidhje inovative në mënyrë që t’i adresojnë problemet e keqinformimit në internet. Përmes trajnimeve të tij, ai i ka udhëzuar studentët drejt krijimit të mjeteve dhe aplikacioneve të avancuara që synojnë të përmirësojnë cilësinë e informacionit dhe të rrisin ndërgjegjësimin publik për këtë sfidë të rëndësishme.

Qëllimi i projektit Hybrid Lab është që të përdoret teknologjia për të gjetur forma për ta rritur vetëdijësimin rreth keqinformimit, ashtu siç është pikërisht teknologjia ajo që po ua mundëson disa përdoruesve të krijojnë përmbajtje keqinformuese.

Studentët pjesëmarrës do të kenë mundësinë që t’i dorëzojnë projekt-propozimet e tyre për t’i krijuar këto aplikacione ose vegla, ku 5 prej tyre që do të përzgjidhen si më të mirat, do të shpërblehen me nga 5000 dollarë amerikanë.

Këto mjete do t’ua mundësojnë të t’i zhvillojnë deri në fund propozimet e tyre. Mirëpo, përveç kësaj 15 studentët e përzgjedhur do ta kenë fatin të mentorohen nga ekspertët tanë gjatë gjithë procesit, deri në realizimin e tyre.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere