Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Teori e grupe të reja konspirative në SHBA që paralajmërojnë kthimin e Trump-it me 4 mars

HIBRID

Vëzhguesit e grupit që shpërndanë teori konspirative – “QAnon”, kanë ngritur shqetësim se mbështetësit e këtij grupi, ende i përmbahen teorisë se pas presidencës së Donald Trump, do të aprovojnë besime dhe teori edhe më ekstreme.

Një teori e re, pa fakte, që po qarkullon në kanalet e mediave sociale të QAnon, pretendon se Trump do të betohet si president i SHBA-ve edhe njëherë më 4 mars të këtij viti (2021).  

Duket qesharake, por ekspertët paralajmërojnë se kjo teori e fundit ka rrënjë në një lëvizje konspiracioniste më të vendosur dhe më ekstreme si ajo e “Qytetari Sovran”, duke tërhequr vërejtjen se pasuesit e QAnon-it kanë filluar të shkrijnë pikëpamjet e tyre me ideologji edhe më të rrezikshme.

Teoria e fundit duket se buron nga një konspiracion i veçantë i njohur si lëvizja “qytetari Sovran”. Ndjekësit e kësaj lëvizje besojnë se Shtetet e Bashkuara u kthyen fshehurazi në një korporatë në 1871 dhe se në 1933 qytetarët e SHBA-ve u “shitën” te një grup investitorësh të huaj. Si të tillë, qytetarët sovranë nuk i njohin ligjet ose monedhën e Shteteve të Bashkuara dhe refuzojnë të njohin ndonjë autoritet federal.

FBI përcakton ekstremistët e “qytetarit Sovran” si ‘një lëvizje terroriste të brendshme’ dhe ka regjistruar një numër incidentesh të bërë nga besimtarët e kësaj lëvizje të cilët sulmojnë dhe në disa raste vrasin zyrtarë të zbatimit të ligjit gjatë dy dekadave të fundit.

VICE raporton se gjatë fundjavës, ndjekësit e QAnon në platforma si Gab dhe Telegram filluan të ndajnë teori të reja të bazuara në lëvizjen e qytetarëve sovran, duke pretenduar se Trump do të betohej në 4 Mars, si Presidenti i 19-të i Shteteve të Bashkuara.

Duke folur për VICE, studiuesi i teorive të konspiracionit Travis View tha:

Kishte pasur më parë disa raporte ndërmjet QAnon dhe lëvizjes “Qytetari Sovran”, por unë nuk kam besuar që idetë e “qytetari Sovran” për gjoja se Shtetet e Bashkuara janë një ‘korporatë’ bëhen më të popullarizuara brenda QAnon dhe më gjerë.

Kjo është shqetësuese, pasi që shihet se QAnon është duke marr ide nga një grup tjetër konspiracionist dhe ekstremist.

Pas inaugurimit të Presidentit Joe Biden javën e kaluar, 20 janar, shumë veta menduan se çfarë të ardhme do ta ketë lëvizja QAnon, pas dështimit të fushatës në të cilën thuhej se ekzistonte një plan sekret që do të siguronte që Trump do të qëndronte në detyrë, pra duke pretenduar se Biden nuk do ta marr detyrën më 20 janar. Por, ata tashmë kanë nisur një teori të re konspirative, për kthimin e Trump në pozitën e Presidentit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere