Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Iranianët prapa kërcënimeve kibernetike ndaj zyrtarëve të lartë amerikanë

HIBRID

Akterët kibernetikë iranianë ishin “pothuajse” prapa një numri të madh të ueb-faqeve dhe llogarive në rrjetet sociale që dërgonin kërcënime me vdekje kundër zyrtarëve të lartë të ngarkuar me sigurimin dhe menaxhimin e zgjedhjeve të vitit 2020, kanë njoftuar dy agjenci të sigurisë amerikane.

Në një deklaratë të përbashkët të botuar më 23 dhjetor, FBI dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe e Infrastrukturës së Sigurisë (Cisa) thanë se posedonin “informacion shumë të besueshëm” që tregon se Irani ishte përgjegjës për operacionin.

Ky operacion i agjencive përkatëse amerikane, “ka vënë në pah një qëllim të vazhdueshëm iranian për të krijuar ndarje dhe mosbesim në Shtetet e Bashkuara dhe për të minuar besimin e publikut në procesin zgjedhor të SHBA-ve”.

Ueb-faqet dhe llogaritë e mediave sociale, të quajtura “Armiq të Njerëzve” dhe “Armiq të Kombit”, u krijuan në fillim të dhjetorit dhe përfshinin emra, fotografi, detajet e kontaktit dhe adresat e shtëpisë së 38 zyrtarëve federalë, shtetërorë dhe lokalë të SHBA, si dhe qytetarë të punësuar nga Dominion – kompani që merret me shitjen softuer-ve dhe pajisjeve elektronike për votimin elektronik.

Presidenti Trump, ekipi i tij ligjor dhe një numër i aleatëve të tij kanë bërë akuza javët e fundit në lidhje me mashtrimin elektronik të votimit në disa shtete në lëvizje që përfshijnë kompaninë Dominion.

Por gjykatat federale kanë hedhur poshtë paditë që u referoheshin atyre pretendimeve.

Operacioni special ndaj këtyre llogarive në Facebook, Twitter, Parler, V-Kontakte, Pinterest dhe Gab kishte nisur duke e parë se, përmes tyre, shpërndaheshin thirrje për mbështetësit e Presidentit Trump të shtojnë detaje për më shumë individë që “tradhtuan vendin tonë dhe idealet demokratike”.

Shefi i FBI Christopher Wray, ish kreu i Cisa – Chris Krebs – i cili u pushua nga puna muajin e kaluar nga Z. Trump për kundërshtimin e pretendimeve të tij për mashtrim të votuesve – Guvernatori i Miçigan Gretchen Whitmer, Sekretari i Shtetit i Gjeorgjisë Brad Raffensperger dhe menaxheri i zbatimit të sistemeve të votimit të shtetit Gabriel Sterling ishin në mesin e zyrtarëve, të cilët pranuar kërcënime nga këto domene.

Ndërsa, në kuadër të këtij operacioni, janë larguar një numër i madh i llogarive dhe ueb-faqeve, të cilat janë konsideruar si pjesë e fushatës iraniane.

(Artikulli i plotë gjuhën angleze në BBC)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere