[email protected]
Videot e rreme dhe false mund të ndikojnë te votuesit amerikanë!
shape
shape
shape

Nga Dustin Carnahan, për The Conversation

Që nga Ronald Regan në vitin 1984, te Bob Dole në vitin 1996 dhe Hillary Clinton në 2016, çështja e shëndetit të kandidatëve për president të SHBA-ve, ka qenë një temë e zakonshme në fushatat zgjedhore të kësaj gare.

E njëjta temë po trajtohet edhe në këtë fushatë, por me interesim më të madh të opinionit, me qenë se dy kandidatët kanë moshë të shtyrë.

Fushata Trump dhe zëvendësuesit e saj kanë kapur detajin e moshës së kandidatit demokrat Joe Biden duke pretenduar ta paraqesin atë si të paaftë mendërisht për pozitën e presidentit. Videot e Biden duke rënë në gjumë gjatë një interviste, duke gabuar në lidhje me rreziqet e “Amerikës së Joe Biden” dhe duke u shfaqur i hutuar gjatë një ngjarje në fushatë kanë forcuar besimin, veçanërisht midis mbështetësve të Trump, se Biden nuk është i aftë të marr pozitën e të parit të shtetit amerikan.

Por këtu ka një problem: Asnjë nga këto video, në të vërtetë nuk janë ashtu siç duken, dhe disa nga ngjarjet e përshkruara, rezulton se nuk kanë ndodhë fare. Zhvillimet teknologjike e kanë bërë më të lehtë për njerëzit që të prodhojnë video në dukje të vërteta, por të cilat janë një trillim. Këto video të ndryshuara në mënyrë mashtruese janë bërë një element kryesor i fushatave dezinformuese që përdorin gënjeshtra në përpjekje për të lëkundur votuesit.

Deepfakes dhe falsefakes

Ndryshimi apo fabrikimi i videove të rreme mund të jetë aq i thjeshtë sa që nevojitet vetëm heqja e disa “frames”  dhe do të pasojë një ndryshim rrënjësor, përmes disa efekteve speciale. Ky ndryshim mund të ndodh edhe më lehtë përmes mundësisë që i jep Inteligjenca Artificiale dhe teknologjitë e “mësimit të thellë”. Të mësuarit në thellësi bën të mundur krijimin e videove hiper-realiste edhe pse ato janë tërësisht të trilluara, siç janë të ashtuquajturat “deepfakes”.

Deepfakes krijohen nga programe që grumbullojnë një databazë me fotografi, klipe ekzistuese me me video dhe audio përmbajtje për të mësuar mënyrat e të folurit, shprehjes dhe sjelljes së një personi. Duke përdorur këto të dhëna, këto programe mund të japin një imazh të përbërë të personit që mund të jetë fytyrë publike, dhe ky imazh i trilluar mund të thotë atë çfarë i thotë programuesi, të tilla si Presidenti Richard Nixon që njofton humbjen e astronautëve të Apollo 11.

Edhe pse teknologjia e deepfake paraqet një kërcënim, meqenëse njerëzit mund ta kenë të vështirë për të dalluar një video reale nga ato të rreme, rreziku më i madh vije kur kjo teknologji të përsoset edhe më shumë. Sidoqoftë, përparimet në softuerin e redaktimit të videos kanë futur një kërcënim ndoshta më të menjëhershëm “cheapfakes” (falsifikimin e lirë). Ndryshe nga deepfakes, cheapfakes përfshijnë manipulimin e një video ekzistuese duke përdorur teknika redaktimi të shkëlqyeshme të cilat janë lehtësisht të qasshme nga përdoruesit e thjeshtë. Një video e tillë mund të ketë shumë ngjashmëri me pamjet origjinale.

Duke u shtuar krijimi i këtyre videove, njerëzit do të mund të humbin kontekstin kritik, duke i bërë të jenë më konfuz dhe të dezorientuar, apo edhe duke krijuar video të tilla me teknika që janë lehtë të qasshme, duke montuar ngjarje të rreme, të cila nuk kanë ndodhur asnjëherë në realitet. Një fabrikim i tillë ndodhi në rastin e kandidatit për president të SHBA-ve, Joe Biden, i cili u paraqit se gjoja kishte fjetur gjatë një interviste.

Dezinformimi dhe zgjedhjet e vitit 2020

Video të tilla të manipuluara, sikurse ajo me Biden, mund të ngritin dilema dhe pyetje, nëse video të tilla mund ta përcaktojnë fituesin në zgjedhje?

Këto teknika të sofistikuara të ndryshimit të videove janë relativisht të reja, kështu që ka pak prova të drejtpërdrejta që lidhen me efektet e mundshme në rezultatet politike. Sidoqoftë, është e mundur të nxirren mësime nga vërshimi i hulumtimeve për efektet dhe pasojat e dezinformimit dhe keqinformimit në zgjedhjeve 2016.

Studiuesit ishin shumë të interesuar të kuptojnë nëse dezinformimi kontribuoi në fitoren e Donald Trump ndaj Hillary Clinton – një skenar i besueshëm duke pasur parasysh se gara u vendos me më pak se 80,000 vota. Disa studime sugjeruan se ndikimi i dezinformimit ishte ndoshta i vogël, ndërsa të tjerët argumentuan se diferenca e vogël e garës në 2016 do të mund të ketë qenë si rezultat i dezinformimit.

E njëjta gjë mund të ndodhë edhe këtë vit, edhe pse përdoruesit e mediave online kanë avancuar në njohje të këtyre lajmeve. Mirëpo rreziku vjen marr për bazë faktin se krahas edukimit digjital të lexuesve, ka avancuar edhe teknologjia e krijimit të këtyre videove.

(Dustin Carnahan është asistent profesor i komunikimit në Universitetin Shtetëror të Miçiganit)

Share With Others