Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Titull përgjithësues që nuk qartëson vendndodhjen e ngjarjes

FESTIM RIZANAJ

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (6 qershor) një artikull me titull “18-vjeçari humb jetën në një aksident”.

Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, hibrid.info ka vërtetuar se titulli nuk qartëson se në cilin vend ka ndodhur kjo ngjarje.

Vendndodhja e ngjarjes sqarohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “18-vjeçari, i cili ishte lojtar i Livornos, ndërroi jetë pasi u rrëzua nga motoçikleta të shtunën mbrëma”.

Duke e ditur se ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), titulli në fjalë, mund t’i dezinformojë lexuesit se kjo ngjarje ka ndodhur në vendin tonë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/678041/18-vjecari-humb-jeten-ne-nje-aksident/?fbclid=IwAR1OM-C3u9tZEW9gk4BfGjMGx5opy19uM1Pu0gupS8Xv27ggKdgTCtj4PY8


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se kjo ngjarje ka ndodhur në Itali, hibrid.info ka arritur ta gjejë artikullin e publikuar në një medium italian. (këtu)


Analiza:

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull në lidhje me vdekjen e futbollistit 18 vjeçar të Livornos, por që në titull nuk sqarohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Mediumi online “kosova-sot.info”, i cili është portal, që vepron në Kosovë duke u bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook, numrin më të madh të lexuesve i ka nga Kosova. Prandaj, mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes, nga ky portal, shumë lehtë mund të rezultojë me dezinformim të lexuesve, duke i bërë të mendojnë se kjo ngjarje ka ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere