Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Prevalla nuk është vërshuar nga uji, pamjet janë xhiruar në qytetin Dinant të Belgjikës

FATBARDH DEMA

Llogaria në platformën “Tik Tok” me emrin “Video.shokuese”, ka publikuar dje (22 janar) një video-material, në të cilën shfaqen pamje të vërshimeve nga uji.

Kjo faqe në këtë video-material ka pretenduar se pamjet janë nga vendbanimi Prevallë në Kosovë.

Pas verifikimit të fakteve të bërë përmes programit të automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë video të publikuar në “Youtube” nga kanali “NDNews” me datë 25 korrik 2021, me përshkrimin se materiali me këto pamje është xhiruar në qytetin Dinant në Belgjikë.


https://www.tiktok.com/@video.shokuese/video/7191127874437532933

Kanali në Youtube që publikon video të katastrofave natyrale “Natural Disaster News”, këtë video-material e ka publikuar në kohë reale (25 korrik 2021), atëkohë kur vërshimet kishin kapluar qytetin Dinant në Belgjikë. (shih këtu videon nga sekonda e 43-të)



Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se këto vërshime kanë ndodhur në muajin korrik të vitit 2021 në Belgjikë, hibrid.info ka arritur të gjejë raportimin nga medium belg “The Brussels Times”, në përmbajtje të së cilit shihen këto pamje por të xhiruara nga një perspektivë tjetër. (shih këtu)


Analiza:

Faqja në “Tik Tok” me emrin “Video.shokuese” ka publikuar një video-material të vërshimeve që kishin ndodhur në vitin 2021 në qytetin Dinant të Belgjikës.

Me anë të kësaj video, kjo faqe ka keqinformuar se gjoja pamjet që shfaqen në këtë material, vijnë nga Prevalla.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, të kryer nga hibrid.info, ky video-material vlerësohet si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere