Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi i Vuçiqit se po planifikohet largimi i Rusisë nga OKB për ta anëtarësuar Kosovën, tërësisht i sajuar

HIBRID

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se, në periudhën pasuese, fuqitë perëndimore pritet ta largojnë Rusinë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), për t’i mundësuar Kosovës anëtarësimin në këtë organizatë.

Këtë pretendim Vuçiq e ka bërë pas votimit të djeshëm (2 mars) në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për rezolutën që dënon pushtimin rus të Ukrainës.

Mirëpo, këtë pretendim, Vuçiq e ka bërë duke mos marr për bazë ndonjë fakt.

Deklarata e Vuçiqit e publikuar në mediat serbe:

Shqiptarët nga Kosova planifikojnë të propozojnë dëbimin e Rusisë nga Kombet e Bashkuara në bazë të nenit 6 të Kartës së OKB-së. Pas kësaj, ka plane për të bërë presion mbi Kinën për të ndryshuar Rezolutën 1244, dhe nëse kjo ndodh, ne nuk do të mund të thirremi më në të drejtën ndërkombëtare dhe pastaj të gjithë ata që nuk e kanë bërë këtë do ta njohin Kosovën.

Vegëzat e raportimit të mediave serbe për këtë deklaratë të Vuçiqit (këtu e këtu).


I pari i Serbisë, këtë pretendim e bazon në, siç shprehet, plan të përgatitur nga shqiptarët e Kosovës.

Mirëpo, pas një hulumtimi përmes makinave të kërkimit online, hibrid.info nuk ka arritur të gjejë ndonjë dokument publik që dëshmon ekzistimin e ndonjë plani të tillë.


Kjo narrativë e Vuçiqit, bie ndeshë edhe me argumentin që mundohet ai ta ndërtojë. Pretendimi se shtetet perëndimore mund ta largojnë Rusinë nga OKB, janë të parealizueshme. Në një publikim të Universitetit Mbretëror të Britanisë së Madhe “King’s College” thuhet se karta e OKB-së e bënë të pamundshme largimin e një anëtari të përhershëm të Këshillit të Sigurimit.

Duke qenë anëtar i përhershëm, Rusia, si trashëgues i BRSS-së, ka të drejtë vetos në votime të KS OKB-së. Kjo ia mundëson Rusisë të përodor veton, për ta ndaluar një inciativë të tillë (shih këtu).

Por e vetmja mundësi, sipas “The Defenseone” (këtu), është “largimi nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut duke marrë parasysh shkeljet e të drejtave të njeriut në konfliktin aktual”.


Analiza:

Pretendimi i Aleksandar Vuçiqit është tërësisht i sajuar, duke mos u mbështetur në asnjë fakt. Ai sajon plane, të cilat nuk ekzistojnë dhe thirret në mundësitë e përjashtimin e Rusisë nga OKB-së, që teknikisht është i pamundshëm.

Bazuar në këtë, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim të Vuçiqit si “Teori Konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere