[email protected]
Titulli dhe fotografia nuk e sqarojnë se për kryeministrin e cilit shtet bëhet fjalë
shape
shape
shape

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Kryeministri kërkon falje në emër të qeverisë”.

Titulli i këtij artikulli nuk e bënë të qartë lajmin që paraqitet në përmbajtje dhe nuk qartëson vendin apo shtetin e origjinës së lajmit.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se lajmi ka të bëjë me kryeministrin holandez, Mark Rutte.

Kryeministri holandez Mark Rutte  kërkoi falje në emër të qeverisë për përfshirjen e mëparshme të Holandës në skllavëri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ne mund ta njohim skllavërinë në termat më të qartë si një krim kundër njerëzimit,” tha Rutte gjatë një konference për shtyp në Hagë.

Duke e ditur se ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), një titull i tillë përgjithësues mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të hamendësojnë se kërkim falja në emër të qeverisë ka të bëjë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Përveç titullit, lajmi nuk qartësohet as me anë të fotografisë, pasi në të shihet vetëm fjalia “LAJMI I FUNDIT”.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/657067/kryeministri-kerkon-falje-ne-emer-te-qeverise/?fbclid=IwAR3_PggvOVd84p3JZSrpWWgIx33Awqn4eZZJ1V96CM5-do2JsloYI32qts8


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikuj të publikuar në mediume të huaja, të cilat kanë raportuar për këtë deklaratë të kryeministrit holandez. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

“Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me deklaratën e kryeministrit holandez, i cili kishte kërkuar falje në emër të shtetit holandez për rolin historik të Holandës, ndërsa në titull nuk sqaron se për cilin kryeministër bëhet fjalë.

Ky medium online është portal i cili vepron në Kosovë dhe që numrin dominues të lexuesve i ka nga Kosova, bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook. Pra, mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të mendojnë se kjo deklaratë është bërë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others