[email protected]
Komuna e Aeroportit (Aerodrom), ekziston në kuadër të qytetit të Shkupit
shape
shape
shape

Disa media online në Kosovë kanë raportuar lidhur me takimin që kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kishte mbajtur me kryetarin e komunës “Aerodrom” (Aeroportit) të Shkupit, Timco Muncunski.

Njoftimin për këtë takim e bëri i pari i Prishtinës, Përparim Rama në rrjetin social Facebook, ku tha se është takuar me kryetarin e Komunës së Aeroportit të Shkupit, me të cilin kishin biseduar për sektorë të ndryshëm potencial për bashkpunim ndërkufitar.

Megjithatë, këtë njoftim të Ramës, disa media online e kanë quajtur si “huqje” duke pretenduar se ai ia ka shtuar Maqedonisë së Veriut komunën e “Aeroportit të Shkupit”.

Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinave online të kërkimit, dhe nga ku shihet qartë se komuna e Aroportit në Shkup, apo në maqedonisht “Komuna Aerodrom”, ekziston.

Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet si “KlanKosova.tv”, “Kosovapost.net”, “Arbresh.info” dhe “Gazetainfokus.com”:

https://klankosova.tv/rama-ia-huq-ia-shton-maqedonise-se-veriut-komunen-e-aeroportit-te-shkupit-foto-1/
https://klankosova.tv/rama-ia-huq-ia-shton-maqedonise-se-veriut-komunen-e-aeroportit-te-shkupit-foto-1/

https://gazetainfokus.com/ia-huq-keq-perparim-rama-takohet-me-kryetarin-e-komunes-se-aeroportit-te-shkupit/

https://www.arbresh.info/lajmet/rama-ia-huq-ia-shton-maqedonise-se-veriut-komunen-e-aeroportit-te-shkupit/


Sipas të dhënave të disponueshme në Internet, shihet se qyteti i Shkupit, duke qenë më i madhi në Maqedoninë e Veriut e njëkohësisht edhe kryeqytet, gëzon një status të veçantë, të garantuar me ligj, në raport me komunat tjera.  Që nga viti 2004, me ligjin e ri, administrimi i Shkupit është bërë më ndryshe, duke u ndarë në 10 komuna të cilat kanë një këshill dhe një kryetar komune, si të gjitha komunat e vendit, e njëra ndër to është edhe Komuna e Aeroportit, që në gjuhën maqedonase quhet “Komuna Aerodrom”.

Pra, Rama shihet se nuk ia ka “huqur” emërtimit të kësaj komune, por vetëm e ka quajtur atë në gjuhën shqipe.

Më poshtë mund të gjeni vegëzen e “Wikipedia” që tregon se kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi përbëhet nga 10 komuna:

https://en.wikipedia.org/wiki/Skopje?fbclid=IwAR2334XnFVnHXzLUdDxKH_9FxBpkE9HcShqJlYLboi1ZF0EXQgRehq0Eyhg#Administration

Pjesë nga Wikipedia e përkthyer në gjuhën shqipe:

Duke qenë kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Maqedonisë së Veriut, Shkupi gëzon një status të veçantë të dhënë me ligj. Rishikimi i fundit i statusit të tij është bërë në vitin 2004. Që atëherë, Qyteti i Shkupit është ndarë në 10 komuna të cilat kanë një këshill dhe një kryetar komune, si të gjitha komunat e vendit. Komunat merren vetëm me çështjet specifike të territorit të tyre, dhe Qyteti i Shkupit merret me çështjet që kanë të bëjnë me të gjitha ato, ose që nuk mund të ndahen në dy ose më shumë komuna.


Gjithashtu, në Wikipedia tregon se Komuna e quajtur si komuna e “Aerodrom-it” në Shkup, quhet ndryshe edhe si komuna e “Aeroport”, pasi që e njëjta gjendet pranë aeroportit të këtij qyteti. (shih këtu)


Analiza:

Disa media online në Kosovë e kanë quajtur si “huqje” nga ana e kryetarit të Prishtinës emërtimin e Komunës Aerodrom në Shkup, i cili e ka quajtur Komuna e Aeroportit të Shkupit.

Por, këto media kanë shtrembëruar faktet në artikullin e publikuar nga ana e tyre, duke pretenduar se nuk ekziston një komunë e tillë në Maqedoni të Veriut. Por, duke anashkaluar aspektin gjuhësor.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson artikullin e publikuar nga këto media si “Manipulim i fakteve”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Share With Others