[email protected]
Protestuesi në Graçanicë shihet duke e goditur veturën dhe jo e kundërta
shape
shape
shape

Në disa media në gjuhën serbe është publikuar një artikull që pretendon se një veturë që kishte kaluar përmes turmës së protestës në Graçanicë, kishte lënduar njërin nga pjesëmarrësit.

Pretendimi bëhet duke u bazuar në një video-material që paraqet momentin e ngjarjes. Megjithatë, nga rishikimi i kësaj videoje, kuptohet se protestuesi nuk u lëndua nga vetura, por pësoio vetlëndim nga goditja e saj.

Ngjarja ndodhi në protestën e komunitetit serb në Graçanicë, që u mbledhë për të kundërshtuar arrestimit të qytetarit serb.

Vegëza e artikujve të publikuar në disa media në gjuhën serbe:

https://pink.rs/politika/513549/albanac-kolima-uleteo-u-okupljene-srbe-u-gracanici-hitna-odvezla-povredjenog-gradjanina

https://www.novosti.rs/vesti/politika/1251359/albanac-kolima-uleteo-okupljene-srbe-gracanici-hitna-odvezla-povredjenog-gradjanina-video

Pjesë të artikullit të publikuar në disa media në gjuhën serbe:

Gjatë një proteste paqësore, një veturë e dhunshme “korsa” me regjistrime shqiptare nga Gjilani ka hyrë në turmë dhe ka lënduar një burrë i cili është dërguar në spital.


Duke u bazuar në një video të gjiruar në vendin e ngjarjes pretendohet së në protestën e djeshme (21 qershor) në Graçanicë një veturë ka ecur mbi turmën dhe ka lënduar njërin nga protestuesit i cili është dërguar në spital. (këtu)

Nëse ngadalësohet dhe shikohen detajet e rrjedhës së ngjarjes qytetari serb, i cili pretendohet së është lënduar nga vetura që ka kaluar shihet se i njëjti ishte vetëlënduar duke e goditur veturën më këmbë. Në pjesën tjetër të video ai shihet duke u ankuar për të njëjtën këmbë me te cilën e kishte goditur veturën. (këtu)


Analiza:

U pretendua se një qytetarë serb është lënduar nga një veturë e cila kishte kaluar gjatë protestës së djeshme në Graçanicë.

Në videon e publikuar qytetari serb shihet duke e goditur me këmbë veturën, si rezultat i së cilës u lëndua.

Bazuar në metodologjinë e punë, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “manipulim i fakteve”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Share With Others