[email protected]
Titulli “Hapen klubet e natës por me disa kushte”, nuk ka të bëjë me Kosovën
shape
shape
shape

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Hapen klubet e natës por me disa kushte”.

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve ka vërejtur se titulli i këtij artikulli është përgjithësues. Ndërsa, vetëm pasi të klikosh në të, vërehet se lajmi ka të bëjë me shtetin e Italisë.

Duke e ditur se portali “kosova-sot.info” publikon përmbajtje në gjuhën shqipe dhe se shumicën dërmuese të lexuesve i ka nga Kosova, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për hapjen e klubeve të natës në Kosovë.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

Komiteti i ekspertëve në Itali i ka dhënë “dritën jeshile” rihapjes së klubeve të natës por me disa kushte. Sipas ekspertëve,  numri i personave nuk duhet të kalojë mbi 35% të kapacitetit në ambientet e brendshme dhe 50% në ambientet e jashtme.

Të gjithë klientët e klubeve, megjithatë, duhet të kenë një “çertifikatë vaksinimi “, maskat do të jenë të detyrueshme, përveçse  në momentin që do të kërceni. Ende nuk dihet data se kur do të hapen klubet e natës dhe për këtë pritet vendimi i qeverisë italiane së shpejti.


Vegëza e artikullit të publikuar në kosova-sot.info:

https://www.kosova-sot.info/lajme/573148/hapen-klubet-e-nates-por-me-disa-kushte/


Analiza:

“Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me hapjen e klubeve të natës në Itali, ndërsa në titull nuk sqaron se për cilin vend bëhet fjalë.

Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën, duke e ditur se ky medium është i regjistruar dhe shumica e audiencës janë nga po i njëjti shtet.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others