Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Stoltenberg nuk ka thënë se është dorëzuar Rusia

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “News426media.com” ka publikuar një artikull me pretendim se shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dhënë lajmin për dorëzimin e Rusisë.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet deklarata e Stoltenbergut, i cili gjatë një konferencë të mbajtur më 15 shkurt tha se një de-përshkallëzim i vërtetë do të nënkuptonte një tërheqje substanciale e forcave ruse dhe pajisjeve nga zonat e kufirit përreth Ukrainës.

Pra, pretendimi se shefi i NATO-s ka dhënë ndonjë lajm për dorëzimin e Rusisë, siç pretendohet në titull, del të jetë i pavërtetë.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “News426media.com”:

https://news426media.com/2022/02/17/21448/?fbclid=IwAR3iF-KfE1Z6JSQ6RTI4I6-ekuZtibp6bbw287qBvo8-F91YYgVAyd0czIE

Ky artikull me titull të sajuar është shpërndarë në Facebook nga faqja “KOHA E RE”, e cila numëron afër 7 mijë ndjekës. (shih këtu)


Gjatë hulumtimit të kryer përmes makinave të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë se ky artikull i publikuar nga “News426media.com” është marrë nga portali “KlanKosova.tv”, e më pas qëllimshëm i është ndryshuar titulli. (shih këtu)


Stoltenberg ka thënë se deri më tash nuk është parë ndonjë reduktim të pranisë ushtarake ruse në dhe rreth kufirit me Ukrainën.

Deri më tani nuk kemi parë ndonjë de-përshkallëzimin në terren, asnjë shenjë të reduktimit të pranisë ushtarake ruse në kufijtë e Ukrainës”, tha ai.

Në paraqitjet e tija në konferencat për gazetarë gjatë takimit ditor të ministrave të mbrendshëm të shteteve anëtare të NATO-s, Stoltenberg ka thënë se: Mbetet për t’u parë nëse ka një tërheqje ruse… Ajo që ne shohim është se ata kanë rritur numrin e trupave dhe më shumë trupa pritet të grumbullohen. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “News426media.com” ka publikuar një artikull me titull të rremë se shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dhënë lajmin për dorëzimin e Rusisë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info është vërtetuar se Stoltenberg gjatë një konference për shtyp ka thënë se “deri më tani nuk kemi parë ndonjë de-përshkallëzimin në terren, asnjë shenjë të reduktimit të pranisë ushtarake ruse në kufijtë e Ukrainës”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere