Të fundit | Inteligjenca artificiale në fushatat politike: mes ilustrimit të premtimeve… Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV
[ ARTIKULLI ]

Në imazh duket një autokolonë e FSK-së që kalon nëpër Graçanicë

FATBARDH DEMA

Një llogari në rrjetin social rus “VK.COM” që emërtohet si “Portofoli i Shtabit të Përgjithshëm” ka publikuar dy fotografi në të cilat shihen autokolonë të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), duke bartur automjetet ushtarake “BMC Vuran 1200mm”.

Përmes këtyre dy fotografive, kjo llogari pretendon se “Në Kosovë dhe Metohi, ku jeton popullata serbe e krahinës, është vërejtur një prani e shtuar e forcave speciale shqiptare”. (shih këtu)


Pretendimi i bërë nga llogaria në “VK.com” bazohet vetëm në një fotografi që paraqet imazhe të një autokolone me kamion bartës, që duket të jenë të FSK-së, që kalon nëpër Graçanicë. Nga ajo që paraqitet në imazhe, duket se kjo kolonë përbëhet nga kamionë që bartin makineri (automjete) ushtarake, saktësisht “BMC Vuran 1200mm”.

Autoritetet kosovare në gusht të vitit 2021 patën publikuar një marrëveshje për blerjen e disa automjeteve të tipit “Vuran 4×4” (këtu). Megjithatë, arritja e tyre në Kosovë nuk është konfirmuar nga një burim zyrtar.


Nga verifikimi i fakteve, rezulton që kjo autokolonë ushtarake ka kaluar nëpër Graçanicë, vendbanim me shumicë serbe pranë Prishtinës. (shih lokacionin këtu)


Megjithatë, në bazë të këtij fakti, pra këtyre fotografive, nuk mund të thuhet nëse këto mjete ushtarake janë vendosur në këtë vendbanim, si dhe nuk dihen detaje tjera shtesë siç është periudha kohore kur është bërë ky imazh fotografik.

Për më tepër, qarkullimi autokolonës ushtarake nëpërmjet kësaj qyteze, obligohet me faktin se është arteria kryesore rrugore që lidh direkt Prishtinën me Gjilanin dhe pjesë tjera të rajonit të Anamoravës dhe një pjese të rajonit të Gollakut.


Analiza:

Pretendimi i bërë nga llogaria në median sociale ruse “VK.com” se forca speciale të Kosovës janë vërejtur në vendbanime me shumicë serbe në Kosovë, është i pabazuar.

Së pari, nga kontrolli dhe verifikimi i fakteve të bërë nga hibrid.info, kuptohet se bëhet fjalë për një autokolonë me automjete ushtarake që po kalonte nëpër një vendbanim me shumicë serbe. Pra, nuk bëhet fjalë për forca speciale.

Gjithashtu, automjetet ishin në lëvizje, që nuk mund të thuhet se synim kishin vendosjen e tyre në vendbanim me shumicë serbe, siç pretendohet në përshkrim të postimit të trajtuar.

Në bazë të metodologjisë së kontrollit të fakteve të hibrid.info kuptohet se pretendimi bazohet në një “Përmbajtje të pa verifikuar” dhe, si rezultat i kësaj, është kjo llogari e VK.com, ka shpërndarë një “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere