[email protected]
Nuk do të ketë mbyllje të 90% të bizneseve
shape
shape
shape

“Specialja.com” ka publikuar një artikull ku pretendohet se do të ketë mbyllje të 90% të bizneseve në Kosovë deri në muajin mars, shkaku i pandemisë COVID-19.

Ky artikull përmban titull të rremë “Fleni rahat se nuk do të ketë karantinë ,por 90% të bizneseve do të mbyllen deri në Mars”, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Në anën tjetër, teksti i përmbajtjes i përket një lajmi tjetër të datës 31 tetor, që flet për masat e reja për mbrojte nga pandemia, të cilat i kumtoi gjatë një konference për media, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Teksti i artikullit të publikuar në Specialja.com:

Fleni rahat se nuk do të ketë karantinë ,por 90% të bizneseve do të mbyllen deri në Mars

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për media pas mbledhjes së Komitetit për parandalimin e pandemisë, ka bërë publike masat e reja të marra për mbrojtjen nga pandemia.

Zemaj ka treguar se qendrave tregtare u ndalohet aktiviteti nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

Gjithashtu edhe gastronomisë i ndalohet veprimtaria nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit, përveç shërbimit “merr me vete” / Hap marketingun 5 sekonda dhe shfaqen Pamjet Ekskluzive

Vegëza e artikullit të publikuar në Specialja.com:

https://specialja.com/lajme/2020/11/01/fleni-rahat-se-nuk-do-te-kete-karantine-por-90-te-bizneseve-do-te-mbyllen-deri-ne-mars/?fbclid=IwAR16fxsjlbo5jFhcLZnccOgFtmBOigWj5OOQgL6jCO-iZL4xHZiiRmXzU_U

Zemaj gjatë kësaj konference ka bërë të ditur se qendrave tregtare u ndalohet aktiviteti nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit. Gjithashtu, edhe gastronomisë i ndalohet veprimtaria nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, përveç shërbimit “merr me vete”. Ndërsa nuk është përmendur se do të ketë mbyllje të 90% të bizneseve.

Më poshtë mund të lexoni artikullin origjinal të publikuar nga disa media online:

https://telegrafi.com/zemaj-prezanton-masat-e-reja-anti-covid-kufizohet-levizja-per-te-moshuarit-gastronomia-dhe-qendrat-tregtare-mbyllen-ne-oren-2100/

https://klankosova.tv/zemaj-ska-kufizim-te-levizjes-presim-respektim-te-rregullave-nga-qytetaret/

Analiza:

Artikulli i Specialja.com përmban titull të sajuar që nuk përputhet me përmbajtjen. Shkrime të tilla bëhen qëllimisht për të dezinformuar lexuesin, si dhe për përfitime të klikimeve në rrjete sociale. Ky shkrim kategorizohet si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others