Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk qartëson se në cilin shtet është shkarkuar presidenti i Federatës së futbollit

FATBARDH DEMA

Artikulli me titull “Shkarkohet presidenti i Federatës së Futbollit” është publikuar dje (11 janar) nga portali informativ “Kosova-sot.info”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, rezulton që titulli i këtij artikulli nuk e bënë të qartë lajmin, duke mos dhënë informacione se në Federatën e cilit shtet ka ndodhur ky shkarkim.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se “Noel Le Graet, presidenti i federatës franceze të futbollit FFF është pezulluar nga detyrat e tij dhe zëvendëskryetari Philippe Diallo u emërua ushtrues detyre i kryetarit të përkohshëm”.

Duke e ditur se ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i dezinformojë lexuesit se shkarkimi ka ndodhur në Federatën e Futbollit të Kosovës, në krye të së cilës është Agim Ademi.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/sport/659799/shkarkohet-presidenti-i-federates-se-futbollit/?fbclid=IwAR1X7eG3J9CRIl8Ii-nMX91LdUoNlHfAZcx1aoun2gYjSDWZfzeRmgMcYag


Pjesë nga artikulli i publikuar në portelin “Kosova-sot.info”:

Noel Le Graet, presidenti i federatës franceze të futbollit FFF është pezulluar nga detyrat e tij dhe zëvendëskryetari Philippe Diallo u emërua ushtrues detyre i kryetarit të përkohshëm, tha televizioni BFM të mërkurën, duke cituar burime të paidentifikuara.

Kjo erdhi pas një mbledhje urgjente të komitetit ekzekutiv të Federatës Franceze të Futbollit.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në portalin e televizionit francez “BFM”, i cili edhe është cituar nga portali “Kosova-sot.info”. (shih këtu)


Analiza:

Në titullin e artikullit të publikuar nga “Kosova-sot.info” nuk sqarohet se në cilin shtet ka ndodhur shkarkimi i presidentit të Federatës së futbollit, ndërsa lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se rasti në fjalë ka ndodhur në Francë.

Ky portal informativ i cili vepron në Kosovë dhe lexuesit parësor i ka nga Kosova, bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook. Prandaj, mosdhënia e informacioneve për vendin se për ku bëhet fjalë, ky lajm shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit e vet, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka ndodhur në Federatën e futbollit të Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere