[email protected]
Nuk ka fakte se ushtria ukrainase ka sulmuar qytete në Rusi
shape
shape
shape

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull me titull “Ukraina suImon disa qytete në Rusi (Video) / NATO thirrje Zelenskyt: Sapo i hudhe benzln zjarrit”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është i rremë, ndërsa në përmbajtja është ndryshuar.

Një pretendim i tillë i bërë në titull, është futur edhe në përmbajtje të këtij artikulli. Kjo u vërtetua pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit.

Hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në disa media kredibile në vendin tonë, ku raportohet se ngjarja ka të bëjë me sulmin në një depo nafte në qytetin rus Belgorod, ku Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov ka pretenduar se kjo është bërë nga helikopterët ushtarakë ukrainas.

Pra, nuk është e vërtetë që Ukraina ka sulmuar disa qytete në Rusi, si dhe nuk ka asnjë reagim të NATO-s ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelenksyt, siç pretendohet rrejshëm në artikullin e publikuar nga portalet e dyshimta.


Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “albasky.com” dhe “banglacontent24.com”:

Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për asnjë nga shpër.thimet dhe po thone qe Rusia me qellim ka bere sajime te tilla qe te kemi pasoja dhe te zgjatet lu,fta. Putini gjithmone i ka dashur keto lojera, turp per ata, tha Zelensky. Ndersa, menjehere reagoi NATO duke i thene Zelenskyt se mos luaj me z,jarr dhe mos i hudh zja,rrit benz.in sepse do digjeni teresisht. Repliken ia ktheu Zelensku menjehere duke i thene se kjo eshten nje loje e cila po luan Rusia se kinse ne po suImojme, gje qe nuk eshte e verttete sepse populli ukrainas deshiron PAQE.


Vegëzat e artikullit të publikuar në këto portale të dyshimta:

https://albasky.com/ukraina-sulmon-disa-qytete-ne-rusi-video-nato-thirrje-zelenskyt-sapo-i-hudhe-benzin-zjarrit/?fbclid=IwAR11jWtpYX2aV14g6mA0bA3JCkgb8umsubBA8a53-iKRPDQ9Dph-BQwu9H8

https://banglacontent24.com/sites/2022/04/03/ukraina-suimon-disa-qytete-ne-rusi-video-nato-thirrje-zelenskyt-sapo-i-hudhe-benzln-zjarrit/?fbclid=IwAR2RUwL3Mou6lCyhZU7H4Bkn-r1s3ae3W1jnfeviE6GaX6N5oXSQb7gVzf0
https://banglacontent24.com/sites/2022/04/03/ukraina-suimon-disa-qytete-ne-rusi-video-nato-thirrje-zelenskyt-sapo-i-hudhe-benzln-zjarrit/?fbclid=IwAR2RUwL3Mou6lCyhZU7H4Bkn-r1s3ae3W1jnfeviE6GaX6N5oXSQb7gVzf0

Ky artikull me titull dhe përmbajtje të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet “Gazeta Aktive” dhe “Shkurteshqip.net”. (shih këtu dhe këtu)


Nga hulumtimi i kryer përmes makinave online të kërkimit dhe rrjeteve sociale, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në disa media kredibile në gjuhën shqipe, ku shihet qartë se Ukraina nuk ka sulmuar qytete në Rusi, si dhe nuk ka asnjë reagim nga NATO ndaj Zelenskyt. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull lidhur me pretendimi të një guvernatori rus se Ukraina ka goditur një depo nafte në Rusi.

Por, këtij artikulli i është vënë titull i rremë dhe ndërhyrje në përmbajtje, duke pretenduar se Ukraina ka sulmuar disa qytete në Rusi, si dhe NATO ka reaguar ndaj presidentit ukrainas Zelensky.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others