Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendon pa fakte se “ekstremistët shqiptarë” kanë thyer e vjedhur kishën në Bardhosh

FATBARDH DEMA

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, dje (21 nëntor) ka publikuar një artikull lidhur me vjedhjen e parave të gatshme në kishën e fshatit Bardhosh të Prishtinës.

Lidhur me këtë rast, ky institucion ka deklaruar se veprimi është kryer nga “ekstremistët shqiptarë”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ende nuk dihet se kush janë kryerësit e kësaj vepre.


Vegëza e komunikatës së publikuar në ueb faqen e Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë “kim.gov.rs”:

https://kim.gov.rs/lat/v5390.php


Pjesë nga komunikata e publikuar nga kjo zyrë, e përkthyer në shqip:

Mesazhi i ekstremistëve shqiptarë është shumë i qartë kur ata sulmojnë një kishë që përfaqëson një shtyllë të një kombi, dhe të gjitha incidentet në terren lidhen drejtpërdrejt me deklaratat e rrezikshme dhe ndezëse të politikanëve të Prishtinës, të cilët haptazi duan të shkatërrojnë të gjitha gjurmët e ekzistencës serbe në Kosova.


Në anën tjetër, prifti i kësaj kishe, Aleksandar Nashpaliq, i cili raportoi sulmin në Policinë e Kosovës, në një deklaratë për mediumin serb “radiokim.net” ka sqaruar se persona të panjohur kanë thyer kishën dhe kanë marrë një shumë të vogël parash. (shih këtu)


Gjithashtu, edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, lidhur me këtë rast thuhet se në Bardhosh “persona të panjohur gjatë muajit nëntor (nuk dihet data)  kanë vjedhur para të gatshme”.


Analiza:

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka pretenduar pa fakte se vjedhja e kishës në Bardhosh është kryer nga “ekstremistët shqiptarë”.

Nga Policia e Kosovës, si dhe nga prifti i kësaj kishe, sqarohet se persona të panjohur kanë kryer vjedhjen në këtë institucion fetar. Pra, në asnjë rast nuk jepen detaje se kush janë kryerësit e kësaj vepre.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere