Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se ushtarët e Kosovës janë përleshur me Hamasin në Gaz… Të fundit | Shakaja për prejardhjen shqiptare të George Washingtonit vazhdon të paraqit… Të fundit | Vuçiq nuk është arrestuar Të fundit | Masat e disa shteteve për situata të mundshme emergjente ndërlidhen pa bazë… Të fundit | Hadley nuk ka bërë deklaratën e pretenduar për Gjykatën Speciale Të fundit | Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për Malajzinë, ndërsa artikulli përmban p…
[ ARTIKULLI ]

Vuçiq vazhdon të pretendojë pa fakte se “Prishtina po krijon konflikte, me synimin për ta marr stacionin e Valaçit në veri”

HIBRID

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar të pretendojë se autoritetet e Kosovës po përpiqen, siç është shprehur, të krijojnë konflikte me tendencën për ta marr nën kontrollë stacion e transmisionit të energjisë elektrike në Valaç, në veri të Kosovës.

Siç raporton media online në gjuhën serbe “kosovo-online.com”, duke i referuar agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug”, Vuçiq gjatë një takimi me Qeverinë e Serbisë për të diskutuar për gjendjen e furnizimit me energji elektrike dhe gaz natyror, ka ngritur edhe këtë pretendim të pabazuar, për marrjen e stacionit të Valaç-it.

Pjesë të këtij artikulli të “kosovo-online.com” të përkthyer në shqip:

“Ata në Kosovë dhe Metohi duan të provokojnë konflikte për kidnapimin e Valaçit, këto janë tema politike që absolutisht nuk kanë lidhje me këtë temë”.

Vegëza e këtij artikulli të “kosovo-online.com”:

https://www.kosovo-online.com/vesti/politika/vucic-ne-menja-se-cena-struje-na-kosovu-hoce-da-izazovu-sukobe-oko-valaca-17-12-2021?fbclid=IwAR2z1sRDBNS8Y95w9HkG2MspFQcOQc2iyWcAP4u-ldtxsQWEHGcrZDJVJb8


Nga ajo që mund të shihet, në këtë deklaratë të tijën, Vuçiq ngritë një pretendim, të cilin nuk e bazon në asnjë fakt të vetëm.

Këtë pretendim Vuçiq e kishte bërë edhe më herët. Ai kishte thënë se autoritetet e Kosovës do të ndërmarrin aksion për të marr në kontroll këtë stacion të transmisionit të energjisë elektrike më 6 nëntor (shih këtu).

Hibrid.info kishte bërë trajtim të deklaratave të tilla, që i pari i Serbisë, kishte vazhduar t’i bënte edhe pas datës së supozuar të ndodhjes së këtij aksioni (6 nëntor), përkundër faktit se ky pretendim i tij kishte dal të mos jetë i vërtetë, pra nuk ishte realizuar asnjë aksion i tillë. (shih këtu)

Një deklaratë të ngjashme, më 5 nëntor e kishte bërë edhe kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun. Ai kishte thënë se “nuk përjashtohet mundësia që Prishtina të tentojë të marrë dy stacione të transmisionit në veri të Kosovës, e ato janë dy nënstacionet – Valac dhe Gazivodë”. (shih trajtimin e hibrid.info)

Pretendim të tillë, të pabazuar më 5 nëntor e kishte bërë edhe mediumi rus “rossaprimavera.ru”, të bazuar në deklaratën e Drecunit. Edhe ky artikull u trajtua nga hibrid.info (shih këtu).


Analiza:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po vazhdon ta ngrisë një pretendim të pabazuar rreth një “aksioni të Prishtinës” për ta marr nën kontroll stacionin e transmisionit të energjisë elektrike në Valaç.

Duke e parë që një plan i tillë, i pretenduar nga Vuçiq, rezulton të jetë i pabazuar, hibrid.info e vlerëson këtë si një “Teori Konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere