Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

CLICKBAIT

Publikimi krijon përshtypjen se shkollat janë në grevë, ndërsa në fakt greva ka të bëjë me punëtorët teknikë.

Faqja në Facebook “Prishtina City” ka publikuar të martën (1 shtator) një përmbajtje me mbishkrimin “LAJM I KEQ PËR SHKOLLAT – NGA NESËR NË GREVË”.

Çka nuk shkon me këtë mbishkrim?

Pas verifikimit të fakteve, është vërtetuar se ky mbishkrim është çorientues, pasi nuk sqaron se greva ka të bëjë me punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme, e jo me shkollat në përgjithësi.


Në këtë publikim, faqja “Prishtina City” ka vendosur edhe një vegëz që çon te artikulli i lajmit (shih këtu).

Në hyrje të artikullit sqarohet se punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës kanë hyrë në grevë nga 1 shtatori, për shkak të mospagesës së një pjese të pagës së muajit korrik.

Për të konfirmuar se greva lidhet me punëtorët teknikë dhe jo me shkollat apo stafin arsimor në përgjithësi, hibrid.info ka gjetur raportime për këtë ngjarje edhe në media kredibile (shih këtu dhe këtu).

Mungesa e këtij sqarimi në mbishkrim mund t’i çorientojë lexuesit, duke krijuar përshtypjen e gabuar se shkollat në përgjithësi kanë hyrë në grevë, ndonëse greva është zhvilluar nga punëtorët teknikë të tyre.


Transparenca e faqes “Prishtina City” në Facebook

Faqja “Prishtina City” në platformën Facebook ka mbi 409 mijë ndjekës. Sipas të dhënave të transparencës, faqja është krijuar më 2 shtator 2017, menaxhohet nga Kosova, Gjermania dhe Shqipëria, si dhe ka tetë administratorë. Historiku i faqes tregon se ajo ka ndryshuar emrin dy herë që nga krijimi i saj (shih fotografinë më poshtë).


Analiza

Faqja në Facebook “Prishtina City” publikoi më 1 shtator një përmbajtje me mbishkrimin “LAJM I KEQ PËR SHKOLLAT – NGA NESËR NË GREVË”, duke vendosur edhe një vegëz që çon te artikulli për grevën.

Problemi qëndron te formulimi i mbishkrimit, i cili nuk tregon se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Prishtinës. Raportimet e mediave e sqarojnë se greva lidhet me këta punëtorë dhe ka nisur për shkak të mospagesës së pagës për muajin korrik.

Përdorimi i shprehjes së përgjithshme “shkollat në grevë”, pa specifikuar kategorinë e punëtorëve, mund t’i krijojë lexuesit përshtypjen e gabuar se greva përfshin shkollat në tërësi ose mësimdhënësit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait”.

Arsyetimi

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere