Të fundit | Vazhdon të publikohet videoja e gjeneruar me IA që paraqet rrejshëm Trumpin… Të fundit | Si mund të përdoren filmat e animuar për propagandë Të fundit | Pretendimi konspirativ se serbët në Kosovë do ta “paguajnë çmimin” për gjyk… Të fundit | Pretendimi i pabazuar se një “top zjarri” u lëshua nga Kosova drejt Serbisë Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Bugajski e ka bërë këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Vllasit i atribuohet rrejshëm një deklaratë për Kurtin Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të fabrikuara të Kurtit dhe Fidanit për Kosovë… Të fundit | Narrativat e zyrtarëve rusë për situatën në Kosovë: “spastrim etnik” i serb… Të fundit | Bajrami nuk ka deklaruar se Kurti i ka rikthyer dinjitetin Kosovës Të fundit | Narrativa serbe për hapjen e urës së Ibrit: nga fajësimi i Perëndimit te ri…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk sqaron se ngjarja ka ndodhur në Ganë e fotografia u realizua më 1999 në Kosovë

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

U publikua një artikull me titull “Rrëzohet helikopteri ushtarak, humbin jetën 8 persona”, bashkangjitur me një fotografi ku shfaqen tre helikopterë afër një ure.

Ky artikull u publikua sot (7 gusht) nga mediumi online në gjuhën shqipe “Kosova-sot.info”.

Çka nuk shkon me këtë artikull?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info u vërtetua se titulli është përgjithësues që nuk sqaron se ngjarja ka ndodhur në shtetin e Ganës. Ndërsa fotografia është e realizuar në Kosovë gjatë vitit 1999.


Portali informativ “Kosova-sot.info” është i regjistruar në Kosovë, në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) dhe ka shumicën e lexuesve shqipfolës (këtu), andaj edhe mosqartësimi në titull se ku ka ndodhur ngjarja, mund të lë vënd për keqinformim se bëhet fjalë ngjarje të ndodhur në hapësirat shqipfolëse.

Vetëm pas klikimit të artikullit, në përmbajtje sqarohet se “Ministri i Mbrojtjes dhe ai i Mjedisit të Ganës janë midis tetë personave të vrarë pasi një helikopter ushtarak u rrëzua në rajonin jugor Ashanti të mërkurën”.

Për ta vërtetuar edhe më shumë se rasti ka ndodhur në Ganë, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në mediat e huaja si “Al Jazeera” e “CNN”.


Përveç titullit përgjithësues, në këtë artikull as fotografia nuk përputhet me lajmin. Hibrid.info ka verifikuar origjinën e kësaj fotografie dhe ka zbuluar se ajo është realizuar në vitin 1999 në Kaçanik. Fotografia është gjetur e publikuar në platformën e njohur për shpërndarje të imazheve, “GettyImages”. (shih këtu)

Përshkrimi i fotografisë së publikuar në “GettyImages”, i përkthyer në shqip:

Helikopterët britanikë të transportit ushtarak “Puma” fluturojnë mbi një urë që të çon në Kaçanik më 13 qershor 1999, duke sjellë një valë tjetër ushtarësh dhe pajisjesh në Kosovë. Trupat britanike të NATO-s hynë në Kosovë më 12 qershor si pjesë e forcave ndërkombëtare paqeruajtëse për Kosovën (KFOR).


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” publikoi një artikull me titullin “Rrëzohet helikopteri ushtarak, humbin jetën 8 persona”, i cili ishte i shoqëruar me një fotografi të tre helikopterëve afër një ure.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është përgjithësues dhe nuk tregon se ngjarja ka ndodhur në Ganë, çka mund të çojë në keqinformim të lexuesve shqipfolës. Po ashtu, fotografia e përdorur nuk lidhet me rastin. Ajo është realizuar në Kaçanik më 1999 dhe është publikuar në platformën “GettyImages”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere