Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk e bënë të ditur se në cilin shtet janë ndaluar të hyjnë në shkollë 67 vajza me veshje myslimane

FESTIM RIZANAJ

Portali informativ “kosova-sot.info” ka publikuar dje (6 shtator) një artikull me titull “Shkollat ua ndalojnë hyrjen 67 vajzave me veshje myslimane”.

Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk sqaron se në cilin shtet janë ndaluar të hyjnë në shkollë 67 vajza me veshje myslimane.

Vendndodhja e ngjarjes sqarohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “ministri francez i arsimit ka thënë se rreth 300 nxënës arritën në shkollë të hënën të veshur me abaja, rrobën e gjatë myslimane e cila u ndalua në shkolla javën e kaluar”.

Duke e ditur se ky portal informativ shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i dezinformojë lexuesit se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/687736/shkollat-ua-ndalojne-hyrjen-67-vajzave-me-veshje-myslimane/


Në postimin e këtij artikulli në Facebook nga faqja zyrtare e portalit në fjalë, shihen reagimet e lexuesve në pjesën e komenteve që kanë rënë pre e titullit përgjithësues, duke e marrë si ngjarje që ka ndodhur në Kosovë.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në mediumet franceze që kanë raportuar për ngjarjen. (këtu, këtu)


Analiza:

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar artikull me titull përgjithësues, duke mos e bërë të ditur se në cilin shtet u është ndaluar hyrja në shkollë 67 vajzave me veshje myslimane.

Përkundër faktit që ky portal lexuesit parësorë i ka nga Kosova, mosdhënia e informacioneve për vendndodhjen e ngjarjes, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit e vet, duke i bërë të mendojnë se ngjarja kanë ndodhur në Kosovë, ashtu siç është vërejtur nga komentet e lexuesve në postimin e lajmit në Facebook.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere