Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”… Të fundit | Kujtesa që chatbot-i ruan për ty mund të formësojë realitetin informativ që… Të fundit | Kur fotografia nuk identifikohet me ngjarjen Të fundit | SMS mashtrues në emër të një banke
[ ARTIKULLI ]

Faqja “Maria_Pacolli-Cash” dhe loja shpërblyese, janë mashtrim

HIBRID

Faqja e dyshimtë në Facebook me emrin e bashkëshortes së biznesmenit dhe politikanit kosovar, Behgjet Pacolli – Maria Pacolli, rezulton të jetë faqe mashtruese.

Në kuadër të kësaj faqeje që mbanë emrin “Maria_Pacolli-Cash” dhe fotografinë e gruas së ndërmarrësit Pacolli, është bërë një postim me pretendimin se është organizuar një lojë shpërblyese e cila konstatohet të jetë mashtrim.

Me anë të kësaj faqeje tentohet të vihen në lajthitje ndjekësit, përmes postimit – “Duke filluar nga sot do të votoj 500 me fat në facebook.! Befasoni në 24 orët e ardhshme. Zgjidhni shkronjat e para të emrit tuaj dhe fitoni një çmim në emrin tuaj. Beje tani!![A]   50 000 €, ku me pas vazhdon me uljen e çmimit të fituesit”.

Vegëza e faqes së dyshimtë të Facebook-ut, “Maria_Pacolli-Cash”:

https://www.facebook.com/%F0%9D%90%8C%F0%9D%90%9A%F0%9D%90%AB%F0%9D%90%A2%F0%9D%90%9A_%F0%9D%90%8F%F0%9D%90%9A%F0%9D%90%9C%F0%9D%90%A8%F0%9D%90%A5%F0%9D%90%A5%F0%9D%90%A2-%F0%9D%90%82%F0%9D%90%9A%F0%9D%90%AC%F0%9D%90%A1-105715264805033/


Në bazë të analizës së fakteve të kontrolluara nga hibrid.info, rezulton se ky postim me pretendimin për organizim të lojës shpërblyese, është një mashtrim, meqenëse fotografia e bashkangjitur del të jetë e vjetër dhe jo autentike. Pas kontrollit të fakteve konstatohet se kjo foto i përgjigjet një ngjarje krejtësisht tjetër – takimit të ish-ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi dhe Sekretarit Permanent, Veton Firzi, me Maria Pacollin (gruaja e Behgjet Pacollit), për të nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me fondacionin “Ibrahim Kodra – Swiss Foundation”, që udhëhiqet nga kjo e fundit. Ky takim ishte realizuar më 13 prill të vitit 2018. Pra, i gjithë pretendimi i bërë nga kjo faqe për organizimin e një loje shpërblyese, del të jetë një mashtrim. Edhe publikimi i fotografisë së kësaj ngjarje, hedhë poshtë pretendimin e kësaj faqe mashtruese për organizimin e një loje shpërblyese.

Në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, është nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi me “Ibrahim Kodra-Swiss Foundation”.
 
Qëllimi i këtij memorandumi është mbështetja financiare për aktivitetet e arkitektëve të rinj nga Kosova me rastin e pjesëmarrjes në ngjarjen kolaterale “New Urbanistic” në Bienalen e Arkitekturës së Venedikut për vitin 2018, për promovimin dhe përkrahjen kulturore, gjatë vitit 2018″, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Fotografia e publikuar në portalin e MKRS-së më 13 prill të vitit 2018:

https://www.mkrs-ks.org/?page=1,170,1716#.X_R6ndhKjIU


Kjo lojë mashtruese, është shpërndarë mbi 176 herë nga ndjekësit e kësaj faqe, ndërsa ka gjeneruar rreth 220 komente .

Po ashtu,  duhet cekur se kjo faqe u hap me 04 janar 2021 ku me anë të 2 postimeve mashtruese, vetëm për një ditë, ka arritur t’i mbledhë 104 pëlqime dhe 150 ndjekës.


Analiza:

Pas procesit të kontrollit të fakteve dhe analizës së tyre, rezulton se vërtetësia e faqes së kontrolluar me emrin “Maria_Pacolli-Cash”, është e dyshimtë. Duke qenë se fotografia e publikuar në ilustrimin e postimin e lojës shpërblyese nuk është autentike dhe i përgjigjet një ngjarje krejtësisht tjetër, hibrid.info e vlerëson këtë faqe në Facebook si “mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere