Të fundit | Deklarata e Walker për ata që nuk bashkohen rreth mbrojtjes së UÇK-së, ësht… Të fundit | Publikues në rusisht dhe rrjeti propagandistik rus pretendojnë rrejshëm se… Të fundit | Trump nuk është shprehur publikisht për marrëdhëniet me Kurtin Të fundit | Narrativa të kundërta në media sociale lidhur me protestën Të fundit | Clark nuk e dha këtë deklaratë, përmbajtja është e rreme Të fundit | Deputetët në Parlamentin e Malit të Zi nuk brohoritën “UÇK” Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të rreme dhe përmbajtje të gjeneruara me IA Të fundit | Imazhi i gjeneruar me IA dhe shpërndarja e tij me pretendimin se është real Të fundit | Çka dihet për fotografitë e Trumpit me liderët botërorë dhe dy pozat e tij? Të fundit | Keqinformatat rreth aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk sqaron se vendimi është marrë nga Komuna e Obiliqit

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një artikull i titulluar “Vendoset: 350 euro euro në muaj për familjet strehuese të fëmijëve pa përkujdesje prindërore”.

Kjo përmbajtje është publikuar të enjten (15 janar) në portalin “mediafokus.info”.

Çka nuk shkon me titullin e artikullit?

Hibrid.info vërejti se në titull nuk tregohet vendi ku është marrë vendimi.

Ky artikull është publikuar edhe në faqen në Facebook të këtij portali, që ka emrin “MediaFokus”, e cila ka mbi 20 mijë ndjekës.


Edhe imazhi i zgjedhur për të paraqitur lajmin, nuk është sqarues për vendndodhjen e ngjarjes së raportuar në këtë përmbajtje.

Se për cilin vend bëhet fjalë, hibrid.info gjeti se kuptohet vetëm pas klikimit në artikull. Në kreun e artikullin shkruan, “Komuna e Obiliqit ka marrë një vendim të rëndësishëm në mbështetje të fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe familjeve që kujdesen për ta.”

Pra, vetëm nga brendësia e teksit, bëhet e qartë se vendimi është në nivel lokal, përkatësisht në komunën e Obiliqit.

Hibrid.info ka kontrolluar në faqen zyrtare të Komunës së Obiliqit në Facebook, si burim informacioni dhe ka gjetur postimin e ku është publikuar vendimi për të cilin është raportuar në artikullin e trajtuar (shihë këtu).

Gjatë hulumtimi janë hasur edhe artikuj nga media tjera në gjuhën shqipe për këtë vendim, ku bëhet e ditur qysh në titull, se vendimi për 350 euro në muaj për familjet që strehojnë fëmijë pa përkujdesje prindërore, është marrë nga Komuna e Obiliqit (shih këtu, këtu dhe këtu).

Analiza:

Titulli i artikullit “Vendoset: 350 euro euro në muaj për familjet strehuese të fëmijëve pa përkujdesje prindërore” është potencialisht çorientues, sepse nuk tregon se vendimi është marrë në nivel lokal, konkretisht nga Komuna e Obiliqit.

Duke mos e bërë të qartë se vendimi është marrë nga Komuna e Obiliqit, titulli lë të kuptohet se bëhet fjalë për një vendim të nivelit të përgjithshëm, që mund të krijojë perceptimin e një politike që do të zbatohet në tërë vendin.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Clickbait”.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere