[email protected]
Raportohet pasaktë se rruga Xheladin Rekaliu do të bëhet me 4 korsi
shape
shape
shape

Disa media online në gjuhën shqipe dje (29 mars) kanë publikuar një artikull me titull “Rruga nga Bregu i Diellit, në drejtim tek konviktet brenda 90 ditëve bëhet me 4 korsi”.

Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në artikull, hibrid.info ka vërtetuar se ky pretendim është i pasaktë.

Në përmbajtje gjendet njoftimi i nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj i cili përmes llogarisë së tij në Facebook ka bërë të ditur se, rregullimi i rrugës “Xheladin Rekaliu” e cila është me 4 korsi, do të bëhet brenda 90 ditëve.

Mirëpo, mediat online kanë raportuar jo saktë, se kjo rrugë do të bëhet me 4 korsi. Gjithashtu, në artikull përmendet një rrugë tjetër nga ajo që paraqitet në njoftimin e Zogajt.


Vegëzat e artikullit të publikuar në disa media online në gjuhën shqipe:

https://www.syri.net/syri_kosova/lajme/466588/rruga-nga-bregu-i-diellit-ne-drejtim-tek-konviktet-brenda-90-diteve-behet-me-4-korsi/

https://www.kosova-sot.info/lajme/669556/prishtine-rruga-nga-bregu-i-diellit-ne-drejtim-tek-konviktet-brenda-90-diteve-behet-me-4-korsi/?fbclid=IwAR3cJMldhc0H-4LIoNEeRCL7mSf4sdVeO7Lp7W0c4sMIq3PqXFn1GgMDr40

https://indeksonline.net/rruga-nga-bregu-i-diellit-ne-drejtim-tek-konviktet-brenda-90-diteve-behet-me-4-korsi/


Pjesë të artikullit të publikuar në disa media online në gjuhën shqipe:

Rruga nga Bregu i Diellit, në drejtim tek konviktet brenda 90 ditëve bëhet me 4 korsi

Sot kanë filluar punimet për rehabilitimin e rrugës ‘Hilmi Rakovica’ në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes për të nisur këtë rrugë ka dal drejtori Krenar Xhaferi dhe nënkryetari Alban Zogaj.

Rruga nga Bregu i Diellit që kalon skaj konvikteve do të jetë së shpejti me katër korsi.


Pra, këto portale kanë gabuar edhe emrin e rrugës, duke pretenduar se Zogaj ka folur për rrugën “Hilmi Rakovica”.


Zogaj dje (29 mars) në llogarinë e tij në Facebook bëri të ditur se rruga me 4 korsi “Xheladin Rekaliu”, e cila ka qenë e dëmtuar, do të ketë pamje tjetër pas 90 ditë punime në riparimin e saj. (shih këtu)

Njoftimi i Zogajt në Facebook:

🚧 Filluam punimet në rehabilitimin e rrugës ‘Xheladin Rekaliu’!

Rruga me 4 korsi ka qenë e dëmtuar, dhe kërkesë e vazhdueshme e banorëve të Bregut të Diellit! Pas 90 ditësh do të kemi pamje tjetër.


Pas verifikimit të kryer përmes “Goolge Maps” shihet se rruga “Xheladin Rekaliu”, e cila përmendet nga Zogaj, aktualisht është me 4 korsi. (shih fotografitë më poshtë)


Ndërsa rruga “Hilmi Rakovica” që përmendet në artikullin e publikuar nga portalet, është rrugë një kahore, e cila, poashtu, gjendet në lagjen Bregu i Diellit, qindra metra më larg. (shih fotografitë më poshtë)

Distanca e rrugëve “Xheladin Rekaliu” dhe “Hilmi Rakovica”

Analiza:

Në bazë të verifikimit të fakteve, është vërtetuar se disa portale në gjuhën shqipe kanë raportuar pasaktë për rregullimin e rrugës “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë, me pretendimin se ajo do të bëhet me 4 korsi.

Kjo rrugë aktualisht është me 4 korsi, por se e njëjta vetëm do të rehabilitohet (rregullohet) nga Komuna e Prishtinës.

Gjithashtu, këto portale në përmbajtje kanë përmendur emrin e një rruge tjetër “Hilmi Rakovica”, e në njoftimin e nënkryetarit të Prishtinës, Alban Zogaj, kjo rrugë nuk është përmendur.

Në “Google Maps” shihet qartë se rruga “Xheladin Rekaliu” aktualisht është me 4 korsi, ndërsa rruga “Hilmi Rakovica” është njëkahore.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Share With Others