Të fundit | Vazhdon publikimi i videove të gjeneruara me IA lidhur me zgjedhjet Të fundit | Kurti nuk tha se studentët shqiptarë gabuan që protestuan në Shkup dhe se M… Të fundit | Dëmtimi i një ambulance serbe në një fshat të Vushtrri paraqitet pa prova s… Të fundit | Postimet nuk sqarojnë se rritja e çmimit të bukës ka ndodhur në Maqedoninë… Të fundit | Spiropali nuk ka thënë se Vjosa Osmani, krerë të PDK-së dhe Baton Haxhiu ja… Të fundit | Pretendim i rremë se janë konfirmuar rastet e para të hantavirusit në Kosov… Të fundit | Si ndikojnë influencuesit politikë në zgjedhje? Të fundit | Video të gjeneruara me IA të ndërlidhura me zgjedhjet po qarkullojnë në med… Të fundit | Sondazh i rremë në emër të një kolegji universitar Të fundit | Nuk janë rritur shtesat për fëmijë dhe lehona, bëhet fjalë për premtim elek…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i pasaktë nga LVV-ja se “4.2 miliardë euro përfiton Kosova nga programi i BE-së ‘Tregu i Përbashkët”

FATBARDH DEMA

Lëvizja Vetëvendosje në faqen zyrtare të saj në Facebook, dje (12 maj) ka publikuar një njoftim me anë të së cilës ka pretenduar se “4.2 miliardë euro përfiton Kosova nga programi i BE-së ‘Tregu i Përbashkët’”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim i bërë nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk qëndron. Kjo për faktin se shuma prej 4.2 miliardë euro, është vlera e buxhetit për shtatë vite për të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Megjithatë, këtë njoftim, LVV e ka larguar (fshirë) nga faqja, duke e përmirësuar atë.

Në njoftimin e ri ndër të tjerash thuhet “Kosova bëhet përfituese e programit të BE-së ‘Tregu i Përbashkët’, që kap vlerën totale të 4.2 miliardë eurove”. (shih këtu)


Njoftimi i Lëvizjes Vetëvendosje i publikuar në Facebook me 12 maj (tashmë i fshirë):


Pas verifikimit të fakteve, në ueb-faqen zyrtare të Këshillit Evropian “consilium.europa.eu” thuhet objektivi kryesor i programit të Tregut të Përbashkët, është t’u mundësojë qytetarëve, konsumatorëve, bizneseve dhe autoriteteve publike në të gjithë BE-në të përfitojnë plotësisht nga integrimi i tregut. (shih këtu)

Pra, buxheti total i këtij programi për vendet e BE-së është 4.2 miliardë euro, për periudhën 2021-2027.


Në listën e vendeve pjesëmarrëse në programin e tregut të përbashkët (SMP), thuhet se “Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova* dhe Serbia kanë konfirmuar interesim për t’u bashkuar me Programin SMP”. (shih këtu)

Shih më poshtë sqarimin se çka do të thotë SMP (të përkthyer në shqip):

Me një buxhet prej 4.2 miliardë euro mbi këtë MFF, Programi i Tregut Unik (SMP) mbulon tregun e vetëm, konkurrencën e ndërmarrjeve, duke përfshirë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, fushën e bimëve, kafshëve, ushqimit dhe ushqimit për kafshë dhe statistikat evropiane.

Programe të veçanta për veprim të Bashkimit ekzistonin më parë në këto fusha dhe disa aktivitete financoheshin drejtpërdrejt nga linjat buxhetore të tregut të brendshëm. SMP bashkon këto aspekte për të përmirësuar dhe shfrytëzuar sinergjitë dhe për të siguruar një kuadër më fleksibël, transparent, të thjeshtuar dhe të shkathët për financimin e aktiviteteve që synojnë një treg të brendshëm të qëndrueshëm që funksionon mirë. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve është vërtetuar se Lëvizja Vetëvendosje ka pretenduar se Kosova ka përfituar 4.2 miliardë euro nga programi i BE-së “Tregu i Përbashkët”. Por, ky njoftim më pas është fshirë.

Duke u bazuar në të dhënat e gjetura në ueb-faqen zyrtare të Këshillit të Evropian, thuhet se shuma prej 4.2 miliardë euro, është vlera totale e buxhetit për shtatë vite (2021/27) për të gjitha vendet pjesëmarrëse të BE-së.

Megjithatë, në listën e publikuar të vendeve pjesëmarrëse në këtë program, Kosova cilësohet si njëra ndër vendet që ka konfirmuar interesim për t’u bashkuar në këtë program.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë njoftim të LVV-së si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere