Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

HIBRID

Një iniciativë e re, unike, për bashkëpunim mes Hibrid.info, Telegrafi.com dhe Quantix/Shqip.ai është zyrtarizuar përmes një Memorandumi të Mirëkuptimit që synon të adresojë keqinformimin dhe dezinformimin gjatë procesit zgjedhor në Kosovë. Kjo nismë, e cila përfshin ekspertizën e këtyre organizatave, do të luajë një rol kyç në rritjen e transparencës dhe besueshmërisë së informacionit publik.

Përfaqësues të tri organizatave Shkelzen Osmani nga ADS/Hibrid.info, Gentian Lluka nga Telegrafi.com dhe Liridon Drenica nga Quantix, përmes nënshkrimit zyrtar të dokumentit të Memorandumit për Bashkëpunim, u zotuan se do të krijojnë një praktikë, të pa parë më herët, për të çuar në nivel më të lartë luftën kundër keqinformimit.

Tri palët u pajtuan se, zgjedhjet qendrore (9 shkurt 2025) në Kosovë po afrohen dhe, me të, edhe rreziku që të ketë një valë të madhe të keqinformimit. “Situatën e bën edhe më të komplikuar rritja e sasisë së informatave që vjen nga kanalet digjitale, duke shtuar nevojën që të ketë ndërhyrje shumëdimensionale për të parandaluar dhe luftuar keqinformimin në këtë periudhë, që është vendimtare për demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve për të vendosur se kush do t’i qeverisë për një mandat të ardhshëm”, u tha nga palët bashkëpunuese. 

Ideja për krijimin e kësaj aleance lind nga nevoja për të përfshirë ekspertizën e kontrollit të fakteve, të medias dhe teknologjisë informative në një kornizë bashkëpunimi, për të rritur efikasitetin dhe efektshmërinë në luftën kundër formave të çrregullimit informativ gjatë periudhës zgjedhore.

Secila nga palët e përfshira do të sjellë ekspertizën dhe teknologjinë e vet për të siguruar rezultate sa më të sakta. Hibrid.info do të përdorë përvojën e saj në fakt-checking, ndërsa Telegrafi.com do të kontribuojë me shpërndarjen e gjerë të informacionit. Në anën tjetër, Quantix/Shqip.ai do të sigurojë mbështetje teknologjike me algoritme të avancuara për identifikimin e lajmeve të rreme.

Një aspekt unik i kësaj iniciative është fakti se secila organizatë do të prezantojë rezultatet e saj në mënyrë të pavarur. Kjo qasje synon të ruajë autonominë e secilit partner, duke ofruar një analizë të gjerë dhe të detajuar të problematikës së keqinformimit.

Pritet që rezultatet e këtij bashkëpunimi të prezantohen në një konferencë përfundimtare, ku do të diskutohen gjetjet dhe do të parashtrohen rekomandime për përmirësimin e procesit zgjedhor në të ardhmen. Me këtë qasje inovative, ky projekt shënon një hap të rëndësishëm në luftën kundër keqinformimit në Kosovë.

Kjo iniciativë mbështet përpjekjet për krijimin e një mjedisi informativ më të besueshëm dhe më të sigurt për qytetarët, duke siguruar që informacioni të jetë sa më i saktë dhe i verifikuar gjatë një periudhe kritike si ajo zgjedhore.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere