Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet pa fakte për blerje votash nga PDK në Mitrovicë

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Pretendohet se në “Lagjen e Katarit” në Mitrovicë po ndodh blerje votash në favor të kandidatit për kryetar të Mitrovicës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Arian Tahirit. Në këtë postim pretendohet se kjo po bëhet përmes shpërndarjes së pakove ushqimore dhe mbledhjes së numrave të letërnjoftimeve. Gjithashtu, thuhet se policia është parë në vendngjarje, por ende pa masa konkrete.

Ky pretendim fillimisht u postua nga faqja në Facebook “Zëri i Mitrovicës”, e pastaj e njëjta u publikua nga faqet “Gazeta Ora” dhe “Specbuk”.

E vërteta?

Pas verifikimit të kryer online, nuk është gjetur asnjë publikim në media kredibile që mbështet pretendimin për blerje votash në Mitrovicë. Edhe faqet që e kanë shpërndarë këtë përmbajtje nuk ofrojnë asnjë dëshmi për ta vërtetuar atë.


Hibrid.info kërkoi në Google me fjalët kyçe “PDK fillon blerjen e votave në Mitrovicë”, por që rezultatet nuk shfaqin një pretendim të tillë të publikuar në media kredibile. (shih këtu)

Gjithashtu, një fakt tjetër interesant është edhe pretendimi përmes fotografisë në publikim, ku shihet një veturë e Policisë së Kosovës. Përmes kësaj fotografie pretendohet se “policia është parë në vendngjarje”.

Përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka hulumtuar në lidhje me këtë fotografi, e që rezultatet tregojnë se ajo është e vjetër, e publikuar në vitin 2019. Në përshkrimin e kësaj fotografie të gjetur në mediumin në gjuhën serbe “Politika.rs”, shkruan se e njëjta është realizuar nga mediumi tjetër në serbisht “Tanjug”. (shih këtu)


Analiza:

Pretendimi se në “Lagjen e Katarit” në Mitrovicë po ndodh blerje votash në favor të kandidatit të PDK-së, Arian Tahiri, përmes pakove ushqimore dhe mbledhjes së numrave të letërnjoftimeve, nuk mbështetet nga asnjë burim kredibil.

Hibrid.info, pas kërkimeve online me fjalët kyçe “PDK fillon blerjen e votave në Mitrovicë”, nuk ka gjetur asnjë raportim nga media të besueshme që ta konfirmojë këtë pretendim.

Po ashtu, fotografia e përdorur për të ilustruar postimin, ku shihet një veturë e Policisë së Kosovës, rezulton të jetë e vjetër dhe jo e lidhur me ngjarjen e pretenduar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere