Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Nuk argumentohet pretendimi për gjuajtje me armë në veri të Mitrovicës

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Jepize.com” në faqen zyrtare me emër “Jepi zë” në Facebook, sot (13 qershor) ka publikuar një video-material me pamje që shfaqin nga lartë një pjesë të veriut të Mitrovicës.

Në këtë video dëgjohet alarmi i lëshuar në veri të Mitrovicës, si dhe një krismë në sekondat e fundit të këtij materiali, e që nga kjo faqe pretendohet se ka arrestime dhe gjuajtje me armë zjarri.

Alarmi që dëgjohet në këtë material është lëshuar sot, si shkak i arrestimit të serbit, Milun Milenkoviq- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” nga Policia e Kosovës, i cili sipas ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla, është njëri nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it. (shih këtu)


Vegëza e video-materialit të publikuar në Facebook nga faqja “Jepi zë”:

https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=649716733674799


Megjithatë, pretendimi në mbishkrimin e videos se në veri ka ndodhur gjuajtje me armë, përveç një krisme që dëgjohet, nuk argumentohet me asnjë pamje apo fakte shtesë. Po ashtu, nuk dihet se nga ka ardhur ajo krismë. Pra nuk jepen fakte që paraqesin gjuajte me ndonjë armë apo element tjetër që ka shkaktuar atë krismë.

Hibrid.info nuk ka gjet artikull të ndonjë mediumi tjetër të jetë raportuar për gjuajtje me armë gjatë ditës së sotme (13 qershor) në veri të Mitrovicës.


Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, përmes llogarisë së tij zyrtare në Facebook, në njoftimin për arrestimin e Milun Milenkoviq-it, ka bërë të ditur se gjatë këtij aksioni janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë, duke mos e specifikuar mënyrën se si u sulmuan ata. (shih këtu)


Analiza:

Faqja në Facebook “Jepi zë” ka publikuar një video-material me pretendimin se në veri të Mitrovicës po ndodhin arrestime dhe dëgjohen gjuajtje me armë.

Në këtë video-material dëgjohet një krismë, që nuk e mbështet pretendimin e bërë nga faqja e lartcekur, pasi nuk ka pamje apo fakte tjera që argumentojnë se në veri të Mitrovicës ka pasur të shtëna me armë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere