Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Vazhdon publikimi i videove të gjeneruara me IA lidhur me zgjedhjet

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

MASHTRIM

Videot nuk janë reale, por të gjeneruara përmes inteligjencës artificiale.

Faqet në Facebook “Gazeta Bota” (arkivë) dhe “PEJA Live” (arkivë) kanë publikuar me 17 dhe 19 maj dy video, që pretendojnë se paraqesin qytetarë duke shprehur qëndrimet e tyre për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë.

Çka nuk shkon me këto përmbajtje?

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se videot nuk janë reale, por të gjeneruara me inteligjencë artificiale (IA).


Në videon e publikuar nga faqja “Gazeta Bota” shfaqet një burrë që pretendohet se deklaron se “nuk do të votojë në këto zgjedhje”.

Ndërkaq, në videon e publikuar nga “PEJA Live” paraqitet një grua, për të cilën pretendohet se shpreh mbështetje dhe thotë se do të votojë për Albin Kurtin.


Për verifikimin e këtyre materialeve, hibrid.info ka përdorur platformën për identifikimin e përmbajtjeve të gjeneruara me IA, “Hive Moderation”. Analiza e kryer nga kjo platformë ka treguar se videot janë të krijuara artificialisht (shih fotografitë më poshtë).


Deri në shkrimin e këtij artikulli, videoja e publikuar nga faqja “PEJA Live” ka arritur të grumbullojë 1 mijë e 300 pëlqime, 138 komente e 112 shpërndarje (shih këtu). Ndërsa videoja e publikuar nga faqja “Gazeta Bota” ka grumbulluar 57 pëlqime, 30 komente e 1 shpërndarje (shih këtu).


Përmbajtje të ngjashme të krijuara me inteligjencë artificiale janë publikuar edhe më herët nga faqe të ndryshme në Facebook, të cilat janë trajtuar nga hibrid.info (shih këtu).


Analiza

Disa faqe në Facebook publikuan video me pretendimin se paraqesin qytetarë duke folur për zgjedhjet e 7 qershorit.

Pas verifikimit online të kryer nga hibrid.info përmes platformës “Hive Moderation”, u vërtetua se përmbajtjet nuk janë reale, por të gjeneruara përmes inteligjencës artificiale.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këto përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere