Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Mashtrim për konkurs punë si pastrues

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një përmbajtje me anë të së cilës pretendohet se kërkohet pastrues për punësim.

Pretendimi është shpërndarë më 10 tetor, me anë të një postimi të sponsorizuar në Facebook, nga një faqe me emrin “Next Step Careers”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se mungojnë të dhënat bazike dhe nuk bëhet e qartë si mund të kontaktohet me biznesin që ka hapur shpalljen e pretenduar.

Për konkursin është njoftuar me anë të një imazhi të publikuar në Facebook, të cilit i është integruar një vegëz që shfaqet pas klikimit në imazh.


Hibrid.info ka gjetur se pas klikimit të vegëzës së përfshirë në imazhin e publikuar, ueb-faqja e shfaqur nuk jep asnjë informacion mbi biznesin apo kompaninë që ofron mundësinë në fjalë. Në hapësirën e faqes shihen disa opsione të cilat pas klikimit në to, të dërgojnë në faqe kompanish të huaja, të cilat nuk është se ofrojnë konkurse, e aq më pak në gjuhën shqipe.

Kredibiliteti i domeinit të kësaj ueb-faqe është verifikuar përmes platformës që vlerëson besueshmërinë e faqeve, “Scam-detector.com”, ku tregohet se ueb-faqja e kontrolluar ka besueshmëri të ulët dhe është e dyshimtë (shih këtu).

Po ashtu, hibrid.info ka kontrolluar edhe faqen e cila ka publikuar pretendimin, në kohështrirjen e së cilës është vërejtur numër i vogël postimesh (këtu).

Në faqe tregohet një domein i një ueb-faqe të ngjashme me atë që shfaqet në vegëzën bashkangjitur imazhit (shih këtu).

Ndërsa në të dhënat për menaxhimin e faqeve në Facebook, është gjetur se personi që menaxhon me këtë faqe, është nga Hong Kongu.


Analiza:

Përmbajtja që pretendon se për mundësi pune si pastrues, është e dyshimtë.

Mungojnë informatat se kush e ofron këtë mundësi dhe publikuesi i përmbajtjes është i dyshimtë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere