Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi i “njeriut-ujk” u gjenerua me Inteligjencë Artificiale

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një imazh ku shihet një “njeri-ujk”, me mbishkrimin që pretendon se një aparat fotografik i kafshëve të egra e ka kapur këtë specie specifike në pjesën e dendur të pyllit.

Fotografia është publikuar dje (2 prill) nga “A1TV”, faqe në Facebook dhe më pas është shpërndarë edhe nga media apo faqe të tjera (shih këtu, këtu dhe këtu).

Hibrid.info ka gjetur se kjo përmbajtje është gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale (IA).



Hibrid.info ka kontrolluar vërtetësinë e kësaj përmbajtjeje nëpërmjet, “HiveModeration.com”, platformë që vlerëson nëse përmbajtjet vizuale janë gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale.

Pas verifikimit të imazhit në total, “HiveModeration” ka vlerësuar se kjo fotografi, ka mundësi (54.4%) të ketë përmbajtje të gjeneruar nga IA apo deepfake.

Ndërsa, pas kontrollit të imazhit të figurës së shfaqur në pamje, shkëputur nga e njëjta fotografi, rezultati ka treguar se gjasat janë të mëdha (98%), që kjo figurë të jetë gjeneruar nga IA.


Analiza:          

Imazhi ku shihet një “njeri-ujk”, me mbishkrimin që pretendon se një aparat fotografik i kafshëve të egra e ka kapur këtë specie specifike nuk është real.

Kjo fotografi është krijuar nga Inteligjenca Artificiale (IA).

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere